Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lewis dhe Nicole pak ditë para ndarjes

 :: Show Biz

Shko poshtë

Lewis dhe Nicole pak ditë para ndarjes Empty Lewis dhe Nicole pak ditë para ndarjes

Mesazh nga Erisa Tue 2 Jul 2013 - 22:57

Të hënën, Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger njoftuan dhënien fund të romancës së tyre 5-vjeçare me arsyetimin se nuk mund të qendronin më bashkë për shkak të angazhimeve profesionale që i mbanin larg njëri-tjetrit për javë e muaj me radhë. Cifti është fotografuar së fundmi në Kapri të Italisë në fund të muajit maj ku ndodheshin për pushime. Nga imazhet shihet qartë ftohja mes tyre, që të bën të mendosh se arsyeja e vërtetë e ndarjes mund të mos ketë qenë “distanca”. Që prej ndarjes, Nicole nuk ka postuar asgjë në profilin e saj në Twitter, ku zakonisht është shumë aktive. Miqtë dhe të afërm të saj thonë se ajo është e tronditur nga përfundimi i romancës me pilotin britanik të Formulës 1. Lewis dhe Nicole u takuan bashkë për herë të parë në nëntor të vitit 2007 gjatë ceremonisë së ndarjes së cmimeve “European Music Award” në Mynih. Gjashtë muaj më vonë bënë publike lidhjen e tyre. Në janar të 2010, pas 20 muajsh së bashku u ndanë për pak kohë, përpara se t’i jepnin njëri-tjetrit një tjetër shans. Por as këtë herë nuk do funksiononte dhe ndarja mbërrin sërish në fund të 2011, ndërsa me fillimin e 2012 ata ribashkohen për ta provuar edhe njëherë tjetër. Prova dështoi ditën e hënë, por mbetet për t’u parë nëse është ndarje përfundimtare apo jo.


/ Top Channel - HJ
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi