Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha kundër ndarjes së Kosovës

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Berisha kundër ndarjes së Kosovës  Empty Berisha kundër ndarjes së Kosovës

Mesazh nga Dewil Thu 2 Dec 2010 - 4:59

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë së me pavarësinë e Kosovës çështja e kufijve në Ballkan është mbyllur përfundimisht.Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Tages Anzeiger”, Berisha është deklaruar kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan, raportoi Radio Kosova.Berisha ka thënë se për shumë kohë edhe vetë kishte menduar për idenë e bashkimit të trojeve shqiptare në Ballkan, por, sipas tij, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në kuadër të vlerave të përbashkëta të BE-së.I pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, ai ka thënë se shpreh vullnetin e qeverisë së tij për përmirësimin e raporteve me këtë vend me të cilin historikisht ka pasur marrëdhënie të ngarkuara.”Së shpejti në Tiranë do ta pres në takim presidentin e Serbisë, Boris Tadic dhe kjo do të jetë vizita e par një zyrtari të lartë të Serbisë në Tiranë. Kush mendon se me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do të zgjidhej çështja shqiptare në Ballkan, ai gabohet ose ka qëllim të nisë konfliktin”.
Por, sipas kryeministrit shqiptar, shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi në Serbi, veçanërisht në Maqedoni, duhet të trajtohen të barabartë. “Vizatimi i kufijve të rinj do të na largonte nga Evropa duke varrosur ambicien tonë 20-vjeçare për integrim në BE”, ka deklaruar Berisha. /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi