Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtohen sulmet seksuale në ushtrinë amerikane

Shko poshtë

Shtohen sulmet seksuale në ushtrinë amerikane Empty Shtohen sulmet seksuale në ushtrinë amerikane

Mesazh nga Jerenim Fri 24 May 2013 - 10:11

Një raport i kohëve të fundit të Pentagonit vë në dukje se numri i ngacmimeve seksuale mes personelit në ushtri vazhdon të shtohet. Numri i incidenteve, nga prekje të papërshtatshme deri në përdhunim, u rrit me 37 për qind vitin e kaluar. Si meshkujt edhe femrat ishin viktima. Kjo gjendje po i nxit ata si dhe aktivistët që të bëjnë thirrje për ndryshime të madha në ushtrinë amerikane.

Më shumë femra shërbejnë në ushtrinë amerikane se kurrë më parë. Dhe ndërsa numri i tyre shtohet, shtohet gjithashtu numri i sulmeve seksuale. Si rezultat shtohen edhe thirrjet që të merren masa për parandalimine sulmeve të tilla.

“Sulmi seksual nuk është vetëm krim, nuk është diçka e turpshme, por e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë ushtrinë më pak të efektshme dhe kjo është diçka e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare”.

Pak njerëz e kuptojnë këtë situatë më mirë se sa veterania Jenny McClendon, e cila u përdhunua nga eprori i saj ndërsa shërbente në marinën amerikane. Tani ajo e përqëndron punën e saj në përpjekjet për të bërë ndryshime nëpërmjet një grupi i quajtur ‘Mbroni mrojtësit tanë’.

“Nëse nuk u beson njerzve me të cilët punon se ata do të mbështesnin interesin tënd, nëse nuk u beson njerzve me të cilët punon që të mos të të sulmojnë, atëhere nuk mund t’i besosh njësisë me të cilën punon gjë që krijon përçarje në këtë njësi pune”.

Femrat përbëjnë tani mbi 14 për qind të forcës aktive dhe për ushtrinë kjo do të thotë sfida të reja në krijimin e një mjedisi, ku meshkujt dhe femrat mund të punojnë dhe jetojnë në mjedise afër njeri tjetrit, ndërkohë që ruajnë profesionalizmin.

Ushtria është përpjekur të luftojë sulmet seksuale nëpërmjet njoftimeve në shërbim të publikut për ta njohur atë me problemin ekzistues dhe nëpërmjet programeve të trajnimit, që bëjnë thirrje për shtimin e ndjeshmërisë dhe përmirësimin e sistemit të raportimit të këtyre incidenteve.

Por njoftimet se disa prej personave në krye të këtyre programeve akuzohen pikërisht për krime të tilla mund të minojnë këto përpjekje. Si për shembul rasti i Kolonel Jeffrey Krusinski, drejtor i njësisë për parandalimin e sulmeve seksuale në forcat ajrore, i cili akuzohet për prekje të papërshtatshme të një gruaje afër Pentagonit.
Veterania McClendon mendoj se ka ardhur koha për ndryshime të mëdha të të menduarit. Ajo mban mënd se gjatë kohës që shërbeu në ushtri para 12 vjetësh, ishte e pranueshme që ushtarët meshkuj të deklaronin se nuk donin të punonin me femra.

“Kur një gjë e tillë lejohet, ekziston një kulturë që në fakt nxit sulmet seksuale dhe përdhunimin. Ne duhet ta ndryshojmë këtë paradigmë. Duhet të bëhet e qartë se në ushtri nuk do të lejohet që njerzit të mos pranojnë të punojnë me femra. Ata njerëz që nuk duan të punojnë me femra, nuk duhen lejuar të punojnë në ushtri”.

Ndërkohë që vitin e kaluar u njoftuan rreth 26 mijë raste të tilla, Kongresi po shqyrton mundësinë e miratimit të dënimeve më të ashpra për sulme seksuale në ushtri. Aktivistët i mirëpresin masa të tilla.

Zonja McClendon thotë se krijimi i një mjedisi më të shumëllojshëm dhe neutral në ushtri më në fund do të përmirësojë gjendjen, ndërkohë që më shumë femra regjistrohen në ushtri.
Jerenim
Jerenim
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 166
 <b>Piket</b> Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : As un nuk edi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi