Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llotaria amerikane

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Llotaria amerikane Empty Llotaria amerikane

Mesazh nga Geri Fri 2 Jul 2010 - 8:55

Llotaria amerikane Usa1
Mijëra kilometra dhe mbi 10 orë udhëtim për të mbërritur në vendin ku konsiderohet një botë
ndryshe nga kjo e jona, ndryshe nga kontinenti Europë: Amerika.

Një nga shanset që ofron ky shtet për
shtetasit e huaj është llotaria amerikane. Aplikimet me anë të faqes së
internetit është hapi i parë që kryhet nëse mendon se plotëson disa nga
kriteret e vendosura nga SHBA.

Ernisi, 21 vjeç, ka ëndërruar gjithnjë të shkojë në Amerikë. Ka 4 vjet që aplikon për green card dhe
pas shumë pritjesh është pranuar si fitues. Ai e zotëron mirë gjuhën
angleze dhe kjo e ka lidhur më shumë me këtë shtet.

“Është e katërta ose e pesta herë. Dëshira për të shkuar në SHBA ishte e madhe”,
thotë Ernisi.

Ai nuk i frikësohet të papriturave që mund t’i dalin atje, pasi do t’i duhet të përballojë jetesën e vështirë të një
emigranti fillestar.

“Kam dëgjuar se dy tre muajt e parë janë muajt më të vështirë të jetës amerikane. Nuk mendoj se është diçka e
mirë për dikë të moshës sime”, shprehet Ernisi.

Mbështetja e një të afërmi që jeton në Amerikë është edhe një nga kriteret kryesore për
ata që duan fitojnë me anë të llotarisë amerikane pohon konsullja e
ambasadës amerikane në Tiranë, Abigeil.

“Në një nga pyetjet e
formularit është përmendja e një të afërmi ose miku që do të kontaktoni
në SHBA apo dikush që t’ju pres atje”, thekson Abigeil.

Ndryshe ka ndodhur me Resianën e cila ka fituar llotarinë amerikane dhe ka
provuar të jetojë atje. Resiana tashmë është kthyer në Shqipëri e cila
ndjek dhe studimet e larta.

“Nuk mendoja se do të kthehesha nga një vend aq i largët, shteti amerikan nuk të siguron punë dhe
vendstrehim. M’u duk vetja shumë e vogël dhe rruga m’u duk shumë e
largët”, theksoi ajo.

Resiana është ende e pajisur me green card dhe mendon ta shfrytëzojë mundësinë për t’u bërë një shtetase amerikane
pas përfundimit të studimeve pasi atje nuk mund të arsimohej nga
shpenzimet e larta.

“Nuk e kisha mbaruar shkollën kur vajta atje dhe nuk mund të përballoja shpenzimet”, pohoi Resiana.

Një nga
pyetjet se pse shteti amerikan nuk u jep suport banorëve të rinj të
ardhur nga shtete të tjera, konsullja Abigeil përgjigjet:

“Si kriter gjatë aplikimit është punësimi dhe arsimimi në Shqipëri. Këta
emigrantë nuk duhet të bëhen barrë publike prandaj shihen kriteret e
arsimit dhe punës që ju të jeni në gjendje të ecni me këmbët tuaja”,
theksoi ajo.

Pas një muaji që Resiana kishte zbritur në SHBA pajiset me dokumentin jeshil që të lejon të lëvizësh në të gjitha
shtetet amerikane.

Çdo individ që ka fituar kartën jeshile nga shteti amerikan ka të drejta të plota si çdo qytetar amerikan që nuk
vëzhgohen imtësisht nga autoritetet vendore, por në raste të shkeljeve
të rregullave, atëherë zyrtarët amerikanë vendosën t’i heqin të drejtën
për të mbajtuar green card.

“Nuk ka ndonjë shqyrtim specifik për vëzhgimin e emigrantëve. Në raste të natyralizimit atë që shohin
zyrtarët atje janë sa qytetar i përgjegjshëm jeni për fqinjët apo sa e
kaloni shpejtësinë e makinës. Rastet e heqjes së green card janë kur
individët e përdorin green card si mjet udhëtimi. Apo në rastet ku ka
shkelje të rënda të ligjit dënimi mund të jetë serioz sa që duhet të
kthehet në vendin e tij”, thotë Abigeil.

Aplikantët duhet të
marrin informacionin vetëm nëpërmjet faqes së internetit të ambasadës
amerikane dhe nuk duhet të paguajnë jashtë mureve të ambasadës pasi ka
edhe raste abuzive këshillon konsullja.

E ndërsa asnjë aplikant nuk duhet të mendoje se mund të fitoje me anë të ndonjë dokumenti të
rremë pasi i hiqet e drejta për të shkelur në shtetin amerikan për gjatë
gjithë jetës së tij.

“Kur është ndërtuar sistemi për ligjin e emigracionit një nga dënimet më të rënda është moskualifikimi i
përhershëm. Nëse paraqet dokumenta të rreme je duke rrezikuar
çfarëdolloj shansi që mund të kesh në jetë për të udhëtuar drejt
SHBA-ve”, theksoi Abigeil.

Të jetosh në Amerikë mendohet si një ëndërr. Por çdo të thotë kjo në konceptin e konsullës nga Nju Jorku.

“Është një vend i ndërtuar nga emigrantë, pothuajse të gjithë mund të gjejmë
rrënjët tona të familjes ku paraardhësit mbërritën për herë të parë duke
filluan të ngrinin familjet e tyre. Amerika ka ligje dhe rregulla që
ndihmojnë komunitetet të lulëzojnë. Ka një nga pikat më të forta
diversitetin. Është pikërisht ai diversitet që e bën Amerikën aq të
fortë sa ç’është”, theksoi konsullja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi