Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa po ruhet gjuha shqipe nga shqipetaret brenda dhe jashte Atedheut

2 posters

Shko poshtë

Sa po ruhet gjuha shqipe nga shqipetaret brenda dhe jashte Atedheut Empty Sa po ruhet gjuha shqipe nga shqipetaret brenda dhe jashte Atedheut

Mesazh nga Geri Sun 19 Sep 2010 - 6:49

Besoj se gjuha Shipe shumë pakë po përdoret nga Shiptarët në Europë, dhe sidomos fëmijtë shiptarë, nuk po flasin mire gjuhën e tyre, kjo do të thotë se po afrohet asimilimi i rinisë sonë. Shumë debate dhe organizime janë mbajtur me tematik Stop Asimilimit, por e kotë. Fajtorë kryesor janë prindërit, një fjalë popullore shiptare thuhet: ëFëmija edukohet 20 vite pa lind aië, që do të thotë se prindërit e kanë obligim ta edukojnë fëmijen dhe mos ta lënë fëmijte e tyre që ta harrojë Gjuhën, Traditën dhe Kulturën e tij dhe të asimilohet. Po t'i takosh fëmijtë në rrugë, edhe pse e dinë se janë shqipëtar, nuk të përshëndesin në gjuhën Shqipe, por në atë Gjermane, Italiane, Angleze etj.. dhe menjëherë të lindin 100 pyetje në kokë, a di shqip ky/kjo ë!, pse nuk fletë, etj.. . Disa fëmijë i kam dëgjuar kur brengosen dhe disa qajnë pse nuk e flasin gjuhën Shqipe, që të dhimbsen shumë, po ashtu kemi dëgjuar tek disa fëmijë duke thënë se më mire kisha pasur dëshirë të mos kemë me ngrën, me pirë dhe të jemë i varfër dhe të di të shkruajë dhe të flasë Ship. Por fakti qëndëron se përveë shkollës ku ato studjojnë, kjo gjë ju ndodh dhe në shtëpi nga prindërit e vetë që ju flasin në gjuhën e huaj ku ato jetojnë dhe pikërisht për këtë gjë shum prej tyre smund të flasin Shqip.
Vërtet të gjitha gjuhët kanë fjalë të huaja në fjaloret e tyre, mirëpo në gjuhën Shqipe ato janë shumë të tepruara sidomos me fjalët Italiane, Gjermane apo të ndonjë gjuhe tjetër. Kjo për arsye se ne nuk kemi patur studiues të mirëfilltë dhe të mjaftueshëm të terminologjisë në Shqipërinë zyrtare dhe as në atë jozyrtare si përshembull ( Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi ). Një faktor i rëndësishëm për këtë është edhe zhvillimi ekonomik i shtetit dhe shpikja e pajisjeve të reja të panjohura. Si për shembull gjuha angleze kohët e fundit është pasuruar në mënyrë maramëndëse për shkak të shpikjes së kompjuterit dhe shpikjeve të tjera nga amerikanët dhe se termat janë shpërndarë për herë të parë nga ata dhe nga përvoja shohim se ato përdoren po ashtu në pothuajse të tëra gjuhët. është i dukshëm fakti se shqipja ka qënë një gjuhë konkuruese dhe e pasur për sa kohë që kemi patur nivel gati të njëjtë ekonomik me vëndet fqinjë, psh ne kemi fjalë krejtësisht shqipe si psh shpatë, shtizë, ushtë, rrugë, udhë, ylber, yll, urë, det, lumë, gjah, gjahtar, kishë, këshill, kuvënd, qerre, barkë, plak etj. Sië e shohim të parët tanë kanë mundur ta mbajnë gjuhën tonë gjallë dhe konkuruese derisa filloj zhvillimi i shpejtë dhe "buja" e shpikjeve të këtij shekulli (psh) fjala kamion, makinë, avion, veturë, autostradë, manjetofon, radio, inëizim, regjistrim, propozim, komunikim, komunë, legal, ilegal, biblotekë, kompjutër, kasetë, cd, idiot etj. Por kemi faktin që edhe një numër shumë i madh i shqiptarëve që ende e kanë në mendjen e tyre Turqin, përdorin fjalë Turke si pshë: merhaba, bujrum, hoshgjelldën, etj..
Shpesh ka njërëz që diskutojnë me orë të tëra për gjëra që nuk ia dinë kuptimin e saktë ose që i ngatërrojnë me diëka tjetër (sigurisht pasi nuk janë fjalë shqipe dhe paraqiten fillimisht nga "dikush" që do të tërheqë vëmendjen) dhe kjo gjë për fat të keq ka ndodhur edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku janë miratuar ligje të pakuptimta dhe shumë ngatërrues si dhe në kundërshtim me përmbajtjen ose thelbin e ëështjes, të cilat kur lexohen nga ndonjë profesor i gjuhësisë që flet gjuhët e huaja nga të cilat janë huazuar fjalët, del se këta "parlamentarë" tanë kanë bërë një mish-mash që se zgjidh dot as Ainshtajni.

është i papranueshëm dhe prapambetje që mediat, parlamentarët, profesorët e universitetit (përveë atyre të gjuhësisë dhe letërsisë) njerëzit që mendojnë se dinë shumë ose se mendojnë se bëjnë përshtypje duke folur "fjalë të mëdhaja" por që në të vërtetë ata flasin shqip me fjalë jo shqipe dhe nga padija përdorin fjalë që s'kanë lidhje me fjalimin e tyre. Ata që e flasin në mënyrë të mjaftueshme gjuhën e huaj arrijnë të bëjnë ndarjen e kuptimit të fjalës dhe e krahasojnë në mënyrë të mrekullueshme me një fjalë shqipe dhe kështu që arrijnë ta zëvendësojnë atë. Për shembull shumë vetë përdorin fjalën italiane prezantoj që në shqip nuk do të thotë asgjë tjetër veëse paraqes psh. prezantoj një plan të ri = paraqes një plan të ri. Megjithatë shumë njërëz përdorin fjalën prezantoj pasi mendojnë se nuk ekziston në shqip ose për faktin se ashtu e kanë dëgjuar nga të tjerët ose ngase u duken më të bukura. Ata që përdorin fjalë të huaja nuk bëjnë gjë tjetër veëse flasin shqip me fjalë jo shqipe. është njëlloj si të flasësh Gjermanishtë me fjalë kinezëe, ruse gjermane etj. Fakti është se nuk po i japin rëndësi të madhe gjuhës Shipe, një e vërtet është se po të shikoshë më large, shitoret e Shiptarëve pa marrë parasyshë se ku gjinden, emrat e tyre nuk i kanë në domethënie Shipe, më së shumti qëndërojnë emrat në gjuhën Angleze ose gjuhët e huaja. Po ashtu edhe shumë Moderator të Televizioneve tona në gjuhën Shqipe, gjatë emisioneve të tyre përdorin shumë fjalë në gjuhën Angleze, Frenge etj, ku do të thotë se në atë Institucion nuk ka cenzur apo nuk kontrollohet asgjë. Por për Ruajtjen e Gjuhës mundemi ta shkruajmë një Roman, por apeli për të gjithë do ishte ë Ruaje dhe krenohu ë me gjuhën tënde ( Shqipe ) sepse ke me ëfarë te krenohesh .
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa po ruhet gjuha shqipe nga shqipetaret brenda dhe jashte Atedheut Empty Re: Sa po ruhet gjuha shqipe nga shqipetaret brenda dhe jashte Atedheut

Mesazh nga Arla Sun 3 Oct 2010 - 4:56

Ne 80% te rasteve aspak.Ndonjehere kur shkembej biseda me emigrante sinqerisht me acarojne sepse te thone:"si i thone kesaj apo asaj se e kam harruar".Ne gjithe keta vite emigrimi tek shqiptaret njoh nje djale i cili pas 12 viteve emigrim ishte kthyer te jetonte ne Shqiperi dhe pike se pari te fillonte nje fakultet.Fjalori i tij ishte i rrjedhshem ne shqip,pa asnje fjale te huazuar dhe pse gjate viteve ne emigrem 3-4 shqiptare kishte takuar.Shqiptari shtiret kur thote se ka harruar fjalet e jo me gjuhen.Shqiptari eshte mosmirenjohes ndaj vendit te tij dhe i mungon respekti ndaj vetes.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi