Imazhi shqiptar në rënie rrezikon diasporën
Faqja 1 e 1
Imazhi shqiptar në rënie rrezikon diasporën
Leon Duhanaj
Institucionet shtetërore te të dyja shteteve shqiptare, si dhe ato
kulturore, fetare, duhet të bëjnë shumë që të përmirësojnë dhe ruajnë
imazhin e kombit shqiptar në botë. Në mënyrë, që ta mbrojmë diasporën e
gjerë shqiptare të shpërndarë nëpër botë.
Shtetet e Evropës Perëndimore, për ne shqiptarët, me dekada, ishin
shpëtimi pothuaj i vetëm, e, posaçërisht gjatë viteve të 90-ta, kur
Kosova dhe trojet tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, përjetuan një
eksod të paparë. Për ne, ky ishte një shpëtim i dyfishtë.
Në njërën anë ishte shpëtim fizik dhe strehim ndaj përndjekjeve
politike nga regjimi serb, dhe në anën tjetër ishte shpëtim dhe burim i
vetëm ekonomik, i cili e mbajti gjallë, të gjithë jetën shoqërore në
trojet tona. Me mjetet e tubuara nga donacionet e mbledhura nga diaspora
shqiptare, jo vetëm që u mundësua që të jetohet dinjitetshëm, por, edhe
të organizohen struktura paralele, kundruall pushtetit të dhunshëm
serb, duke organizuar jetën politike, institucionale si shkolla,
shëndetësi e segmente të tjera, si dhe të bëhemi partner serioz dhe i
respektuar gjatë trokitjes për ndihmë në dyert e shumta në arenën
ndërkombëtare.
Shqiptaret në diasporë, ishin në fillim shumë të pa organizuar, por
kjo gjendje ndryshoj shpejtë për të mirë. Diaspora shqiptare u organizua
si është më së miri, duke i kontribuar çështjes kombëtare në të gjitha
aspektet. Edhe pse me shumicë të punësuar në disa sektor, nuk mund të
thuhej që diaspora shqiptare ishte edhe e integruar mirë në jetën
shoqërore të shteteve përkatëse. Integrimi erdhi me kohë, sidomos
gjenerata e re, e cila u shkollua tashmë në shtetet gjegjëse, mund të
themi që është mirë e integruar.
Pas çlirimit të Kosovës, edhe pse ishim të lirë, kishte dhe vazhdon
të ketë nevojë imediate, për përkrahjen nga diaspora. Kjo ngase ende
edhe sot diaspora është burimi kryesor i të hyrave për Kosovaret. Shteti
i Kosovës, fatkeqësisht ende nuk është në gjendje t’ ju siguroj
shtetasve rezident as kushte minimale për jetesë, gjë kjo e cila po
shfrytëzohet nga shumë qarqe, të cilat në shumicën e rasteve nuk kanë
për qëllim mirëqenien por interesat e zymta të tyre (shpëlarjen e
trurit), duke instrumentalizuar shoqërinë, të rinjtë kosovarë, për
interesa të dyshimta, në dëm të interesit kombëtar, dhe në dem të
interesit të vetë diasporës.
Shqiptaret, edhe pse nuk mund të themi që ishin populli me i
dëshiruar nga vendet respektive ku jetonin, asnjëherë nuk ishin as të
bërë me gisht, për ndonjë dukuri të keqe kolektive, fakt ky që ne na
bënte të mburreshim dhe të na respektonin të gjithë. Përveç tjerash,
ishte toleranca ndërfetare e cila mbretëronte mes nesh, si një dëshmi se
ne jemi popull i përparuar. Asnjëherë nuk ka ndodhur që ndonjërit t’i
bëhej ndonjë diskriminim në aspektin fetar, bile as që dalloheshin
shqiptarët për nga besim kujt i takonin.
Pas ngjarjeve të tmerrshme dhe akteve terroriste të njëmbëdhjetë
shtatorit në WTC New York, gjerat ndryshuan edhe në Evropë ashtu si në
gjithë boten e civilizuar, u rrit vigjilenca dhe kontrolli ndaj dukurive
negative, me theks të veçantë ndaj celulave të mundshme të organizatave
terroriste, të cilat nuk janë të pakta edhe në metropolet perëndimore.
Nga ky aspekt doli një gjë në pah. Me qenë se shumica e organizatave
terroriste të cilat operojnë nëpër botë, dhe aktet terroriste, të cilat
bëhen në emër të islamit, e, që për synim kanë luftën kundër vlerave
perëndimore Euro-Amerikane. Si pasojë e kësaj dukurie tashmë qytetaret
që i takojnë besimit islam shikohen me një sy (llup) ndryshe.
Ngjarjet e fundit të cilat po ndodhin në Kosovë në emër të islamit,
si dhe disa akte terroriste që ndodhen neper botë nga njerëz me
përkatësi e prejardhje shqiptare, nxjerr në pah lëvizje të pa njohura me
herët ndër shqiptar, duke nxjerr në pah organizata të cilat operojnë
nën flamuj të Hamasit e organizatave të tjera terroriste. Jo vetëm që po
i shkatërrojnë imazhin e shtetit të Kosovës. Jo vetëm që po mundohen ta
zhdukin një islam tradicional dhe paqësor që ishte dhe vazhdon të jetë
në Kosovë në bashkëjetesë ndërvëllazërore me të krishterët e sidomos me
shqiptaret katolik, por në të njëjtën kohë, po e dëmtojnë rënd imazhin e
shqiptuarve në diasporë gjë që dita ditës po ua vështirëson jetën
normale në vendet ku jetojnë.
Diaspora shqiptare, është edhe shpirti shqiptarë, pa të cilën vërtetë
nuk do të mund të imagjinohej një shkollim, një jetë paralele dhe një
organizim politik kundër dhunës dhe shtypjes serbe gjerë ne kryengritje
të armatosur për një Kosovë e lirë, pa të cilët edhe sot nuk do të mund
të imagjinohej një mirëqenie që ende edhe sot mbretëron falë remitencave
si burim i pashtershëm dhe në shumë raste edhe i vetëm i mbijetesës.
Prandaj, jo që është vetëm e udhës, por edhe nevojë imediate që
shqiptarët si shumicë të distancohen nga të gjitha dukuritë negative, e
posaçërisht institucionet e vendit, si ato shtetërore ashtu edhe ato
fetare. Në mënyrë që mos të bëhemi shkaktar i shkatërrimit të
organizimit shoqëror të mërgatës sonë dhe dëmtimit të imazhit qytetar të
tyre, për shkak të përkatësisë fetare gjë që do ishte shumë e padrejtë,
njëherësh edhe fatale për shqiptaret ne përgjithësi.
Në këtë aspekt kontribut të madh duhet të jep edhe Ministria tashmë e
themeluar e diasporës. Të bëjë organizime kulturore të ndryshme, me
bashkatdhetarët duke demonstruar kulturën tonë perëndimore, duke iu
ofruar mbështetje në të gjitha aspektet, në organizimin e jetës
kulturore e shoqërore dhe duke u distancuar nga dukurit e dëmshme që për
fat të mirë ënde janë minore.
Nuk guxojmë të ja lejojmë vetës atë komoditet dhe t’ua prishim
imazhin, vendin dhe organizimin jetësor mbi një milion shqiptarëve veç
nga Kosova që jetojnë gjithandej si dhe të gjithë shqiptarëve kudo që
janë e ngado që vinë.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Imazhi qe le veshja
» “Emigranti” synon të organizojë diasporën
» Depresioni rrezikon adoleshentët
» Rrezikon jetën nëse...
» Shqiperia rrezikon vizat
» “Emigranti” synon të organizojë diasporën
» Depresioni rrezikon adoleshentët
» Rrezikon jetën nëse...
» Shqiperia rrezikon vizat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi