Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kaltrina: Modelimi, ëndrra ime e fëmijërisë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Kaltrina: Modelimi, ëndrra ime e fëmijërisë Empty Kaltrina: Modelimi, ëndrra ime e fëmijërisë

Mesazh nga Vizitor Mon 18 Jul 2011 - 3:50

E ka filluar karrierën e saj si modele vetëm para dy vitesh edhe shumë shpejt ka arritur të hyjë në fushën e modës në Kosovë.Që nga fillimi i punës së saj si modele është e angazhuar në agjencinë e modës ‘Gecjan fashion Group’ përmes të cilës ka marrë pjesë në evenimentet e ndryshme, ndër ta edhe në “Kosova Fashion Week 2010.Modelja Kaltrina Neziri gjatë një interviste për Telegrafi ka treguar se është shumë e kënaqur me këtë profesion sepse i është realizuar
ëndrra e fëmijërisë.
“Jam e kënaqur me punën që bëj dhe më pëlqen të jem e angazhuar.
Modelimin e kam pasur ëndërr të fëmijërisë edhe ndjehem shumë mirë që
kjo ëndërr çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një realitet të bukur”,
ka thënë Kaltrina për Telegrafi.
Tani ajo është përzgjedhur edhe si imazh i qendrës së modës
‘SI-fashion’ një bashkëprodhim i kreatores shqiptare Suzana Susuri dhe
agjencisë të modës ‘Gecjan fashion Group’ dhe momentalisht është duke
punuar në katalogun e kësaj kompanie fotot e te cilit është duke i
realizuar fotografi i mirënjohur Avni Selmani.
Kaltrina: Modelimi, ëndrra ime e fëmijërisë Kaltrina_1_me_logo350
Ajo ka treguar se ky profesion i sjell edhe të ardhura të mira materiale dhe se shumicën e parave i shpenzon në gardërobë.
“Puna si modele në Kosovë më sjell të ardhura të mira. Jam e
pasionuar pas gardërobës dhe pjesa më e madhe e të hollave më shkojnë në
veshje”, ka shtuar Kaltrina.
Kaltrina ka pohuar se do të vazhdojë të punojë si modele edhe për aq
kohë sa do të ndjehet në formë për të qenë e tillë, por për asnjë moment
pa e lënë anash edhe fakultetin ku ajo studion për ekonomi./Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi