Rovena Dilo: Nuk shoh ëndrra
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Rovena Dilo: Nuk shoh ëndrra
Rovena Dilo gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë
se ajo zakonisht nuk sheh ëndrra, ose së paku jo kur i ka sytë e
mbyllur.“Kur bie në gjumë nuk ëndërroj, dua vetëm të fle.
Por kam përshtypjen që nuk ëndërroj më. E kam lënë mbrapa atë periudhë”,
ka thënë Rovena.
Këngëtarja e famshme po ashtu ka kujtuar “periudhën më të lumtur të jetës”, fëmijërinë e saj.
“Kam qenë një fëmijë me shumë dashuri. Shumë e shkathët, e gjallë dhe
e shoqërueshme. Më pëlqente shumë të lexoja por edhe të recitoja. Dhe
këndoja vazhdimisht, pafund, të gjitha këngët që më dukeshin të bukura”,
ka kujtuar këngëtarja. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi