Sjelljet e pashëndetshme të yjeve të Hollywood-it
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Sjelljet e pashëndetshme të yjeve të Hollywood-it
Ato janë të popullarizuara, të bukura, tërheqëse, por edhe kanë të
meta. Disa nga to nuk fshehin se nuk munden pa cigare, e pranojnë se nuk
mund ta kontrollojnë veten kur të gjenden në tavolinë, kështu që shpesh
janë cak i kritikave të ekspertëve të mjekësisë.
Kim Kardashian
Kim publikisht e pranoi se shfrytëzon “suplemente të ndryshme për
dieta” që të mundë ta ruajë linjën vitale. Ajo praktikisht është
promotor i tabletave, slogani i të cilave “‘Ngadalësojeni metabolizmin”
edhe përkundër deklaratave të mjekëve, të cilët pohojnë se fiziku dhe
shëndeti i mirë nuk mund të gjendet në pilula. Kështu që ata këshillojnë
që paratë dhe kohën në vend në tabletave ta harxhoni në pajisjet
fenomenale për ushtrime apo caktoni seancë te nutricionisti.
Megan Fox
Bukuroshja Megan Fox e ka tepruar pasi që në të katër anët e promovon
uthullën si produkt me anë të të cilit do ta pastroni organizmin nga
yndyrat, t’i zbrazni zorrët dhe ta rregulloni tretjen. Por, ekspertët
pohojnë se uthullën mund ta shfrytëzoni për sallata dhe për sose, dhe
edhe këtu atë mund ta zëvendësoni me lëngun shumë më të shëndetshëm nga
limoni. Si pije për ruajtje të linjës, harrojeni, pasi që me të vetëm do
të nxitni acidin dhe mundimet në stomak.
Katherine Heigl
Katherine Heigl e pranoi se ka filluar të pijë duhan që nga mosha e
saj 22-vjeçare në një klub nate. Në vend që ajo publikisht ta gjykojë si
sjellje të dëmshme, ajo tha se ndjeu kënaqësi të papërshkruar kur për
herë të parë e thithi cigaren. Ajo edhe tani është duke pirë duhan dhe
këtë nuk e fsheh. Heigl u vu në këtë mënyrë kundër të gjithë atyre që
mundohen ta ndalojnë duhanin, si shkaktar të miliona vdekjeve.
Jessica Simpson
Kjo aktore vendosi të dobësohet, dhe kështu kohë më parë në “Twitter”
e vendosi porosinë: “E shokoj organizmin me ushqimin e dobët deri të
premten! Asgjë nuk ha, pij vetëm çajra kinez dhe kush e di çka do të
bëhet në fund me mua”.
Në këtë mënyrë, ajo e promovoi urinë si mënyrë të humbjes së
kilogramëve, që është e kundërt me të gjitha udhëzimet e mjekëve. Duhet
ditur se me rastin e regjimit të veçantë të ushqimit duhet të keni
parasysh futjen e sasive të mjaftueshme të proteinave, hekurit dhe
gjërave tjera në organizëm.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Film për UÇK-në në Hollywood
» Sandler nderohet me yll në Hollywood
» Bollywood shtrin duart edhe ne Hollywood
» Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood
» Sandler nderohet me yll në Hollywood
» Bollywood shtrin duart edhe ne Hollywood
» Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi