Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zëri zbulon tradhtinë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Zëri zbulon tradhtinë  Empty Zëri zbulon tradhtinë

Mesazh nga Vizitor Sun 26 Jun 2011 - 7:49

Zëri zbulon tradhtinë  F.0624113510116_m
Femrat besojnë se sa më i qetë që është zëri i mashkullit, aq më
e madhe është mundësia që të tradhtojë. Nga ana tjetër, meshkujt
besojnë se femrat e zhurmshme janë më të prira ndaj tradhtisë.
Një
studim i publikuar së fundmi, ka analizuar lidhshmërinë ndërmjet zërit
të njerëzve dhe prirjes së tyre për të tradhtuar, si dhe ndikimin e
zërit në zgjedhjen e partnerëve.
Sa i përket strategjisë seksuale, është zbuluar se edhe meshkujt edhe
femrat e shfrytëzojnë zërin si paralajmërim për tradhti në të ardhmen.
Kështu, zëri atraktiv- i ulët te meshkujt dhe i lartë te femrat- në
mënyrë potenciale zbulon tradhtinë, thonë autorët e studimit.
Sipas tyre, meshkujt me nivele më të larta të testosteronit, kanë
tone më të ulëta të zërit, ndërsa femrat me nivel të lartë të
estrogjenit kanë nivel më të lartë të zërit.
Nivelet e larta të këtyre hormoneve janë të lidhur me tradhtinë, ndërsa
të dhënat nga ky studim zbulojnë se personat me këto zëra janë të
vetëdijshëm për këtë fakt dhe shpesh e shfrytëzojnë këtë në kërkim të
partnerëve të rinj. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi