“The Collective” nga Kosova drejt MTV-së
:: Show Biz
Faqja 1 e 1

Rock Grupi “The Collective” nga Gjilani mund ta nderojë Gjilanin përkatësisht mbarë Kosovën me pjesëmarrjen e tij në Festivalin MTV-UK, një festival britanez me bujë të madhe, një ndër festivalet muzikore më të rëndësishme të artistëve të rinj të cilët mblidhen me grupet e tyre muzikore nga e gjithë Evropa. Por, për ta arritur këtë, këtij grupi i nevojitet të organizojë një koncert promovoues ku do të
performojnë anëtarët e këtij grupi, në prani edhe të përfaqësuesve të
MTV-së . E kjo nuk mund të realizohet pa mbështetje materiale, sidomos
tani, kur, sipas përfaqësuesve të këtij grupi muzikor, institucionet
komunale në momentet e fundit, janë deklaruar se nuk mund ti ndihmojnë
me asgjë në këtë drejtim.
Valdrin Halimi , vokalist i Grupit “The Collective”, tha se ndihet i
zhgënjyer me institucionet e komunës të cilët deri në momentin e fundit,
kishin dhënë sinjale se mund t’u ndalin në ndihmë, por që në fund
kishin dhënë përgjigje të prerë negative.
Duke sqaruar ecurinë e deritanishme rreth këtij festivali, Halimi tha
se për të qenë pjesë e më se 30 grupeve nga mbarë Evropa, që do të
performojnë në këtë Festival, duhej plotësuar disa kushte, dhe se Grupi
“The Collective” i ka kaluar tri fazat e parë, duke qenë kështu i vetmi
grup jo vetëm nga Kosova, por edhe nga mbarë Ballkani që ja ka arrit
të kalojë në fazën tjetër.
Krejt çka duhet tani, sipas Halimit, është organizimi i një koncerti
promovues në vendin e Grupit, pra në këtë rast në Gjilan, ku do të
promovohet kënga e cila do të jetë pjesë e Festivalit, por për këtë
nevojitet mbështetje financiare sepse edhe ky koncert duhet të
organizohet në nivelin e dëshirueshëm për organizatorin e Festivalit
MTV-UK.
Tani kur komuna në momentin e fundit i ka lënë në “baltë”, shpresë e
vetme për Grupin muzikor “The Collective”, është mbështetja tek
sponsorët. Në këtë drejtim, Arbion Hyseni, kitarist i këtij grupi, thotë
se shpresa e vetme janë sponsorët.
Ai ka kërkuar mbështetje, sepse një mbështetje e tillë nuk do të
thotë vetëm prërahje e grupit, por edhe e qytetit, përkatësisht Kosovës,
e cila do ta kishte nderin të jetë pjesë e grupeve nga mbarë Evropa.
Kjo do të ishte shumë e dobishme për Kosovën edhe për faktin se asnjë
grup tjetër nga Ballkani nuk ia ka arritur të kualifikojë deri këtu ku
ka mbërri “The Collective”.
Edhe Halimi edhe Hyseni thanë se të gjitha harxhimet nëpër fazat e
mëhershme kanë mundur ti përballojnë falë edhe familjeve të anëtarëve të
Grupit (Valdin Halimi – vokalist, Arbion Hyseni – kitarist, Adhurim
Tahiri – sint, Arsim Baftiu – bas kitarë dhe Roland Masurica – bateri),
dhe miqve të tjerë, por tani nevojiten mjete për koncertin promovues,
ku parashihet rregullim i binës, ndriçimi, zërimi e promocioni, e që e
vetme grupi nuk mund ti mbulojë krejt shpenzimet.
Përndryshe, koncerti promovues, ku do të jetë i pranishëm edhe
producenti i MTV-së, do të mbahet me 30 qershor të këtij viti në
ambientet përballë shkollës ekonomike “Marin Bareleti”, Pra kanë ngelur
shumë pak kohë dhe se të gjithë ata që dëshirojnë që Gjilani
përkatësisht Kosova të ketë një prezantim të tillë që mund të ndodh
vetëm një herë në dekadë, duhet të ndihmojë këta të rinj gjilanas.
/Telegrafi/

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Argjentina drejt Spanjës për pushime
» Rrugëtim drejt Decanit
» Një shqiptar drejt “Nobelit”
» Me durim drejt parajsës
» Valbona Çoba drejt martesës
» Rrugëtim drejt Decanit
» Një shqiptar drejt “Nobelit”
» Me durim drejt parajsës
» Valbona Çoba drejt martesës
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi