Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrugëtim drejt Decanit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Rrugëtim drejt Decanit Empty Rrugëtim drejt Decanit

Mesazh nga Geri Fri 24 Sep 2010 - 9:02

Rrugëtim drejt Decanit Decan Me rubrikën tonë “Travel”, po nisemi këtë javë drejt një dëshmie se si kujtesa mund të kryqëzohet me të sotmen. Do të eksplorojmë ishujt e fundit ku mbijeton “kulla” e famshme e Dukagjinit.
Po shkojmë në Deçan, i njohur me shume per vlerat patriotike, se sa ato turistike. Së bashku me Junikun, Istogun, pjeserisht Klinen dhe komunen e Pejes mbajne ende te gjalle këto kulla, pasardhëse të një tradite të vjetër, heroike tërësisht autoktone shqiptare.

Ndodhemi ne periferi te fshatit Gllogjan, prej tre vjetesh ne kete siperfaqe prej me shume se nje hektaresh, ngrihen keto dy kulla qe njihen si “Kompleksi i Haradinajve”. Te vendosura prane njera-tjetres, kjo ndertese e re, e ngritur kryesisht me gure prej Malisheve, rrethohet nga nje mur gati 70 metra i gjate dhe 3.7 metra i larte.

Kulla e perparme perdoret per miqte, ndersa pjesa tjeter per familjarët. Ilmi Haradinaj, babai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, tregon se me kete objekt kane dashur te mbajne gjalle traditat e Dukagjinit. “Ketu ka qene vendi i catise se Haradinajve. Per kete kane punuar shume njerez”, shprehet ai. Dikur, në krejt Rrafshin e Dukagjinit, lartoheshin mbi 400 kulla të tilla. Por lufta selektive e drejtuar jo vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe ndaj çdo dëshmie të stoicizmit të tyre, i rrafshoi thuajse të gjitha.

Sidoqoftë, njerëzit punëtorë të këtyre anëve, po i rindërtojnë ato, ashtu siç kanë bërë për qindra vjet me radhë. Me nje lartesi prej kater kate, e fortifikuar nga te gjitha anet, me karakter monumental mbrojtes, kullat ne fjale, qe lidhen mes tyre nga kjo hapesire eshte e ngjashme me ato te Rafshit te Dukagjinit. Bodrumi 56 mera katrore qe sherben per tubime, oda e miqve, ambientet ndenjese dhe dhomat e gjumit perbejne pjeset e brendshme te saj.

I lindur ne kulle e qe vazhdon jeton ne kulla, Ilmi Haradinaj, prej Ikballes se Pukes thote se ndertesat e tij presin shume vizitore vendas e te huaj, pa perfitime familjare. Nderkohe qe ne festa dhe fundjava, kjo familje patriarkale, dikur me 10 femije, tani me tre me pak, mblidhen e flasin dhe hera-heres gezojne. Tek kjo kullë impresionuese qe qendron ne krah te Kulles se Deshmoreve, familja e madhe pret qe ne jete t’i vijne edhe tre pasardhes te tjere.

Pervec kullave te reja, ne kete treve gjejme edhe kullat e vjetra. Njera prej rrugeve te degezuar te Decanit con ne Drenoc, fshat qe merr fryme ne pyjet shtatlarte, me pjesen e tij historike, aty ku gjejme kullat e mocme te Dukagjinit. Ne ballin e ketij tuneli rrugesh e ndertesash prej guri, gjejme Kullen e Mazrekajve qe i ka dhene emrin lagjes. Portat e saj te hapura, një mikpritje e përhershme shqiptare në veprim e sipër.

I njejti koncept ndertese dhe i njejti stil, masive guri te shfrytezuara per ndertesen, nderkohe qe pergjate mureve te saj bien ne sy shume frengji. Ky kompleks masiv prej 5 vjetesh sherben si vend turistik. Safet Gacaferri qe aktualisht kujdeset per kullen dhe mirembajtjen e saj tregon per aktivitet qe organizohen ne te.

“Ketu vijne shume vizitore, por grate e zones mblidhen gjithmone dhe gatuajne ushqimet tradicionale”, shprehet Safete Gacaferri. Thone qe “rrugetimi i nje kombi duhet të përcillet me reflektim të kohë pas kohe për të kaluarën dhe vlerat e krijuara. Kjo vizite ne Decan ishte nje perpjekje e vogel per te kujtuar ndërtimet e arkitekturës autoktone shqiptare qe jane një model i harruar e i neglizhuar në prirjen tonë të pandalshme drejt një modernizimi që mban brenda edhe humbjen e pakthyeshme të kujtesës.



Foto
Rrugëtim drejt Decanit Decan-pasditetchRrugëtim drejt Decanit Decan-pasditetch1Rrugëtim drejt Decanit Decan-pasditetch2Rrugëtim drejt Decanit Decan-pasditetch3
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi