Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Patrick Nuo: Arti, të prekë gjithë botën

 :: Show Biz

Shko poshtë

Patrick Nuo: Arti, të prekë gjithë botën  Empty Patrick Nuo: Arti, të prekë gjithë botën

Mesazh nga Vizitor Sun 26 Jun 2011 - 7:21

Patrick Nuo (28 vjeç) ishte anëtar i jurisë në spektaklin televiziv gjerman “Deutschland sucht den Superstar“ (Gjermania kërkon një yll). Aktualisht jeton në Los Anxhelos të SHBA-së. Babai i tij është nga fshati Janosh i Gjakovës, ndërsa nëna zvicerane.Intervistoi: Dashnim Hebibi
Patricku ka filluar të këndojë qysh kur ishte i vogël, sepse i ati i tij ishte DJ dhe gjatë gjithë kohës ai është ushqyer dhe rritur me muzikë. Karrierën e tij e fillon në Hamburg të Gjermanisë. Përveç kësaj,
Patrick është edhe aktor dhe model.
Patricki u bë i njohur në vitin 2002, kur takoi producentin dhe
kompozitorin David Jost dhe nënshkroi kontratë me shtëpinë e njohur
evropiane të muzikës, “Warner Music”. Pas disa muajve, ky duo krijoi një
album të cilin e quajtën “Welcome”. Këngët “5 Days” dhe “Reanimate”
ishin hite në Zvicër dhe Gjermani. Patrick punoi edhe një “single” me
titull “Undone”. Ishte pjesë e projektit humanitar “Zeichen der Zeit”,
ku u emetua dhe hiti “Du Bist Nicht Allein” që ishte ndër 10 këngët më
të mira në Gjermani, mandej bëri hitin “Ein Weiterer Morgen”. Më 2007,
Patrick editoi albumin e tretë “Nuo”, me hitet “To Late (To Save It With
A Love Song)”.
Që nga korriku i vitit 2010, ai ndau drejtësinë në këtë spektaklin
televiziv DSDS bashkë me producentin e famshëm gjerman, Dieter Bohlen
dhe aktoren Fernanda Brandao. Megjithëse në pozitë të vështirë kur
përballë kishte kandidatin Ardian Bujupi, Nuo nuk ka ngurruar t'i bëjë
atij kritika me vend duke u përpjekur të jetë sa më objektiv, sepse, siç
thotë ai, “vetëm kështu mund të ndihmohet një i ri për të arritur në
krye të klasifikimit”.
Ne biseduam me Patrick-un dhe me modestinë e kënaqësinë më të madhe iu përgjigj pyetjet tona.
Patrick Nuo: Arti, të prekë gjithë botën  Pat1
Z. Nuo, edhe pse ju njohin shumë bashkëkombës, a mund të na thoni shkurtimisht, se kush është Patrick Nuo?
Patrick Nuo: Jam i lindur në Zvicër, nënën e kam zvicerane, ndërsa
babanë e kam shqiptarë. Ndjehem shumë mirë se jam shqiptarë edhe atë i
pasur në shpirt, pra shumë pasanik, ku e njoh mirë kulturën shqiptare
dhe atë gjermane. Kam nisur të mësojë gjuhën shqipe kur isha dhjetë
vjeç. Vit pas viti kam arritur ta përvetësojë mirë atë dhe të komunikojë
në gjuhën shqipe me gjithë të afërmit e familjes së babait tim në
Zvicër, Kosovë e kudo ku janë. Pra kjo përvojë nga të dyja kulturat më
ka bërë të jem edhe më i pasur në shpirt. Janë gërshetuar kultura
luksoze zvicerane me traditën mjaft të pasur shqiptare. Kjo më bën të
ndjehem krenarë.
Para pak ditësh përfundoi edhe spektakli i madh në Gjermani DSDS. Si e kaluat?
Patrick Nuo: Shumë mirë. Ishte një përvojë e lezetshme.
Si arritët që të merrni ftesë që të ndani drejtësi, pra
anëtarë jurie në këtë spektakël që është ndjekur nga miliona teleshikues
nga e gjithë bota?

Patrick Nuo: Viti 2008 ishte kulmi i suksesit tim me publikimin e CD-së
sime dhe pastaj pasuan albumet tjera. Pra, falë punës sime dhe
angazhimit tim serioz kam arritur që të jem ky që jam dhe që nuk do të
ndalem së punuari. Ky spektakël që u mbajt në Gjermani ishte i shkëlqyer
dhe vërtetë kam përfituar gjëra të mira.
Në këtë spektakël mori pjesë edhe Ardian Bujupi, i cili u radhit i treti.
Patrick Nuo: Ardiani është një talent i madh dhe padyshim se e
ka merituar të jetë në finale edhe më shumë, drejt titullit të më të
mirit. Duhet ditur, se ky spektakël, në disa seri, pra javë, kandidatët
shkojnë më tutje në bazë të telefonatave, prandaj, pra u pa, se nuk ka
pasur edhe aq sa duhet telefonata, por kjo nuk do të thotë, se Ardiani
nuk është ‘star’.
Patrick Nuo: Arti, të prekë gjithë botën  Pat2
Pra, jo gjithmonë talenti të bën të merituar?
Patrick Nuo: Në këto spektakle, natyrisht se do të duhej kualiteti, por
vlerësimi është në bazë të shijeve të masës, të cilët e bëjnë përmes
telefonatave dhe sms.
Keni pritur se do të jetë në finale pra Ardiani?
Patrick Nuo: Po, e kam pritur. Dhe mos kualifikimi në finale, më ka prekur shumë, sepse tek ai shihja sukses dhe shoh suksesin.
Mendoni se karriera e tij do të jetë e suksesshme?
Patrick Nuo: Po, padyshim. Vërtetë është këngëtarë i merituar. Ka karrierë në të ardhmen dhe i uroj nga zemra suksese.
Do të kishit bashkëpunuar në të ardhmen me Ardinanin?
Patrick Nuo: Padyshim se po. Shpresoj shumë në këtë.
Patrick Nuo: Arti, të prekë gjithë botën  Pat3
Shkruani këngë Ju?
Patrick Nuo: Po, shkruaj vetë dhe kompozoj. E kam në zemër muzikën.
Si u ndatë nga DSDS?
Patrick Nuo: Shumë mirë. Ju thashë edhe më lartë, shumë mirë. Si anëtarë
jurie që isha në këtë spektakël artistik, kam fituar një përvojë të re
dhe atë shumë të mirë.
Kosova dihet se ka shumë talentë edhe në botën e muzikës. A do të organizoni ndonjë spektakël në Kosovë?
Patrick Nuo: Po e kam ndërmend, por nuk e dijë se kur do të jetë ajo ditë.
Do të bashkëpunoje me ndonjë këngëtarë shqiptarë që jeton në Kosovë?
Patrick Nuo: Po, e kam pasur mendimin në këtë drejtim dhe shpresoj, se një ditë do të këndoj një duet me ndonjë këngëtarë.
Ju ,duket se e ndjeni mallin për Kosovën dhe flisni me admirim.
Patrick Nuo: Kam qenë në Kosovë dhe dua të shkoj shpesh, por jam i
angazhuar shumë me punë, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta vizitoj.
Kur isha më i vogël shkoja më shpesh. Gjatë verës do të jem atje në një
dasmë atje dhe do të kënaqem, do të vallëzoj dhe do të shijoj ushqimin e
mirë që e ka Kosova.
Patrick Nuo: Arti, të prekë gjithë botën  Pat4
Megjithëse i është kthyer biznesit televiziv, ai nuk e ndan të
kënduarit në skenë me të prodhuarit muzikë, apo të interpretuarit nëpër
filma. Ato janë të tëra shumë të rëndësishme, pasi arti dhe muzika janë
"jeta e tij" dhe ai me shumë pasion dëshiron që ky art "të prekë gjithë
botën".

/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi