Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh!

4 posters

Shko poshtë

Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! Empty Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh!

Mesazh nga Erisa Fri 15 May 2009 - 23:07

Rrahjet e zemrës, 180 të rrahura në minutë. Presioni i gjakut: 150 mm.
Zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr
një ngjyrë të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut.
Trupi përshkohet nga të dridhura dhe qimet ngrihen përpjetë. Është ky
efekti i quajtur “zemra në grykë”, i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat,
ose siç konsiderohet rëndom, ai emocioni i fortë që provon njeriu sa pothuajse
i del vetja jashtë kontrollit. Kjo është pra “puthja e parë”. Por, sipas andrologëve,
gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve. Sepse përndryshe reagimi
i vetëm do të përkufizohej si ankth”. Puthja është më seksi se çdo reaksion
tjetër kimik dhe do të meritonte një kurs më vete në universitet. Pëlqimi “pamor”
duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është
prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë, që buzët afrohen,
futen në punë hundët, të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë
pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu
që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik. Është njëlloj si të shohësh një copë tortë me
krem: të ndjell, por ka një erë të pakëndshme. Në të njëjtën mënyrë, nëse feromonet
e partnerit nuk të pëlqejnë, puthja do të jetë një dështim dhe nuk do të çojë më tej.
Por nëse partneri përdor një teknikë të pëlqyeshme dhe eksituese, adrenalina dhe
noradrenalina (substanca këto që prodhohen nga gjendrat mbiveshkore) japin pëlqimin
e tyre duke ulëritur. Atëherë puthjet ndjekin njëra- tjetrën. Është llogaritur që gjatë
javëve të para, dy të dashuruar puthen deri 60 herë brenda një ditë. Dhe nëpërmjet
puthjes dhe furtunës kimike që lidhet me te, kalohet në fazën e seksit dhe të ndjenjës.
Sipas studiuesve faza e puthjes është vendimtare edhe për disa arsye të tjera. Puthja
fut në lojë jo vetëm gojën dhe gjuhën, por edhe sytë dhe duart, sepse përkëdheljet dhe
lojërat me gishtat, në fakt, ndihmojnë për ta bërë më të efektshme dhe më domethënëse
puthjen. Një “puthje e parë” e cila është pa dyshim e paharruar, përbën një bazë
jashtëzakonisht të fortë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe është shumë më e
rëndësishme se afërsia kulturore apo artistike. Më mirë të puthësh mirë, se të hiqesh
se e do shumë thjesht për t’i bërë përshtypje asaj. I dashuruari ashtu si artisti është
dikush që nga normal shndërrohet në të veçantë, nga i zakonshëm në të jashtëzakonshëm,
pikërisht sepse takon gojën e duhur mbi të cilën prehet. Filozofia të fton ta shfrytëzosh këtë
ndjenjë për të jetuar (edhe pse përkohësisht) si artist dhe artistike do të jenë edhe lëvizjet
dhe fjalët tona. Nëse marrim pjesë me gjithë qenien tonë, puthjet mund të shndërrohen në
vepra arti, të paharrueshme.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! Empty Re: Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh!

Mesazh nga engjell a djall Mon 9 Aug 2010 - 9:29

Të puthësh është sikur të pish ujë të kripur. Sa më shumë të pish, aq më i etur je.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! Empty Re: Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh!

Mesazh nga Geri Mon 9 Aug 2010 - 9:31

Rendesi esht qe esht e shijshme Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! 113215
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! Empty Re: Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh!

Mesazh nga Bani Mon 10 Jan 2011 - 19:08

vallaj mo e di si osht , pffffffffff , ik ere se kto ogcat jan te kija fare, i jep buzet ta kpusin gjuhen hej zot sduhet me i dashuru fare, dleqrat, ja nje dit une hajt e putha ajo sme leshonte mo ja bona ooooooooooo lero mi budalaqe , sdu tha do te ha fare , une ja bon o ma hajde thuj kesaj se me rref hahahhahahahah , ene ma terhoqi gjuhen vetem se e kapa per flokesh se pata ngel pa gjuh , ja bonni plluqqqqqqqqqq kur e leshoi Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! 418232 Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! 418232 Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! 418232 Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! 418232 Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! 297892
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh! Empty Re: Puthja, nuk është vetëm çështje buzësh!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi