Zbardhja e flokëve- trend mode me pasoja negative
Faqja 1 e 1

Duhet të jeni goxha të guximshëm nëse përcillni trendet e modës
këto ditë, sidomos kur bëhet fjalë për minifunde ultra të shkurtë, bluza
pa krahë të cilat zbulojnë barkun apo fustane me prerje të ngushtë.Për
modën e fundit zbardhuesi i flokëve deri në masën ku flokët bëhen
krejtësisht të bardha ka edhe efekte anësore të padëshirueshme.
E ashtuquajtur blondoreksi (angl. Blondorexia) të cilën fjalori e
definon si “Vartësi për zbardhjen e flokëve për të fituar flokë me
ngjyrë tërësisht të bardhë, të rrafshët, njëngjyrëshe dhe të djegura në
majë”.
Rachel McAdams, Mischa Barton, Lindsay Lohan dhe Mena Suvari janë
vetëm disa fytyra të njohura, të cilat kohët e fundit janë parë me këtë
model flokësh. Me këtë kreacion e ka tërhequr vëmendjen e fansave
Jennifer Aniston, gjersa shembulli tjetër, Lady Gaga, po u rri besnike
parukave.
McAdams e ka treguar modelin e ri të flokëve në Kanë kur ka promovuar
filmin e saj të ri nga Woody Allen , përderisa Mena Suvari tendencën
për blondoreksi e ka treguar me një shëtitje ne Beverly Hills.
Edhe pse trendet e modës ndikojnë te ne që të dukemi sa më mirë që
mundemi, kjo vërtet ka efekt negativ. Prej masës së tepërt të zbardhjes
së flokëve, floku shumë lehtë mundet të bëhet i brishtë, i thatë dhe i
dredhtë.
Trendin e ri e ka komentuar edhe Fransesco Fontana, drejtor kompanisë
për kujdes ndaj flokëve “Tony & Guy” duke thënë: “Nuanca e përkryer
e ngjyrës së bardhë varet shumë nga ngjyra natyrale e flokëve dhe
tenit. Nëse klientët duan ngjyrë të bardhë ekstreme, së pari i pyes nëse
janë të gatshëm t’i mirëmbajnë ato. Domethënë për t’u mirëmbajtur pamja
e shëndetshme e ngjyrës së këtij lloji duhen tretmanë dhe produkte të
posaçme profesionale”. /Telegrafi/

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Nuk ka pasoja për fëmijët që flasin më vonë
» Anet pozitive dhe Negative tujat
» Zjarr në objektin shkollor në Malishevë, pa pasoja të mëdha
» Dhuna ndaj fëmijëve stop ketyre gjerave negative!
» Modelet e flokëve të shkurtër te meshkujt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi