Ndarja e Kosovës do ta përfshinte gjithë ish-Jugosllavinë
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Ndarja e Kosovës do ta përfshinte gjithë ish-Jugosllavinë
Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka
thënë në një intervistë për radio Dukagjinin se hapjen e idesë së
ndarjes nuk e sheh si nismë relevante, pasi kjo nuk do të rrezikonte
vetëm një shtet por të gjitha shtetet ish Jugosllavisë, apo ato shtet që
kanë dal nga kjo federatë. Ai ka vlerësuar se pas
shpërbërjes së ish Jugosllavisë, nuk ka pasur asnjë ndryshim të kufijve
të brendshëm të shteteve që janë krijuar nga kjo federatë.
“Kjo është arsyeja pse unë besoj se çdo ndarje e shteteve të krijuara
rishtazi nga ish Jugosllavia nuk do të rrezikoj vetëm një shtet por të
gjitha shtetet e ish Jugosllavisë apo ato shtet që kanë dal nga kjo
federatë. Hapja e këtyre temave, ku ndërlidhet Kosova mund të jetë
bumerang për Bosnjën e Hercegovinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Të jem i sinqertë këtë ide nuk e shoh si nismë relevante”, është
shprehur Kacin.
Ndërkaq, duke u përgjigjur rreth ideve për shkëmbim të territoreve në
mes të Kosovës dhe Serbisë, raportuesi i PE-së për Serbinë tha “Janë
disa propozime dhe ide që unë do t’i quaja si reagim kur dikush përmend
mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe kjo është pasojë e saj. Unë nuk besoj
në rikompozim të kufijve. Çdo prekjeje apo ndërhyrje reciproke në
integritetin shtetëror do të ketë efekte të kthimit prapa në rrugën
drejt të ardhmes. Kjo do të ishte edhe fundi i ëndrrës për anëtarësim në
Bashkimin Evropian për këto vende. Ajo që ne jemi duke e kërkuar është
stabiliteti, produktiviteti dhe përmbushja e kritereve për anëtarësim.
Prandaj çdo ide e tillë është kthim prapa nga realiteti, jo kthim në
statusin e mëhershëm, por kthim në shekullin e XXI”.
Ndërsa, se a duhet Kosova ta braktisë dialogun nëse Serbia insiston
që të hapet ideja e ndarjes, Kacin ka thënë se nuk ka nevojë që
Prishtina ta braktis dialogun sepse ky proces është në interes të të
dyja shteteve dhe të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto dy
shtete. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Ndarja e Kosovës, njëra nga temat e bisedimeve
» Te jetosh por te gjithe te te urrejne ose te vdesesh por te gjithe te ndjejne se vdiq nje pjese e tyre cilen do te zgjidhje!!!??
» Ndarja.....
» Miqesia, pse ndarja e dhimbshme?
» Kuçi: Ndarja nuk do të përfundonte me Kosovën
» Te jetosh por te gjithe te te urrejne ose te vdesesh por te gjithe te ndjejne se vdiq nje pjese e tyre cilen do te zgjidhje!!!??
» Ndarja.....
» Miqesia, pse ndarja e dhimbshme?
» Kuçi: Ndarja nuk do të përfundonte me Kosovën
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi