Burri i 107 grave
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Burri i 107 grave
Në Nigeri, një burrë po i sfidon autoritetet religjioze: Bello
Maasaba, 87-vjeç, shërues mysliman, është martuar me 107 gra. Dhe furia
bashkëshortore e burrit të moshuar nuk është qetësuar me moshën:
intervali kohor ndërmjet dy martesave më nuk matet me muaj, por me javë.
Të gjitha martesa dashurie, shkruan “Los Angeles Times”. Aktualisht,
ai ka 86 gra, të moshave nga 19 deri në 64-vjeçe, plus nëntë i kanë
vdekur, kurse me 12 është shkurorëzuar. Ai ka pasur 185 fëmijë, prej
tyre 133 janë të gjallë, dhe më i riu është njëmuajsh.
Në shtëpinë e tij me 89 dhoma dhe me shtylla të praruara, mbretëron
harmonia. Altoparlantë të shpërndarë në shtëpi dhe në rrugë u mundësojnë
grave të tij dhe besimtarëve të shumtë të dëgjojnë mësimet e shëruesit.
I mban 5.000 anëtarë të familjes
Për një kohë të gjatë, Maasaba ka jetuar një jetë të zakonshme, duke e
ndarë kohën në mënyrë të barabartë me dy gratë e tij. Gjatë asaj kohe,
kur ishte rreth 20-vjeç, ai ka punuar në sektorin e tekstilit, e më pas
në një ndërmarrje sheqeri. Mirëpo, në vitet 1970, ai vizitohet nga
dikush i veçantë.
Kryeëngjëlli Gabriel i shfaqet dhe e urdhëron të martohet me më shumë gra.
Për fatin e tij të mirë, atij i del zëri si shërues i suksesshëm
popullor, prej nga edhe siguron mjete të mjaftueshme për t’i ushqyer
rreth 5.000 anëtarët e familjes së tij të gjerë.
Aishetu Ndayako, 57-vjeçe, është martuar me Maasaban, duke u bërë
gruaja e tij e 40-të. E ve dhe pa të ardhura, ndërkohë që kishte gjashtë
fëmijë, ajo kishte dëgjuar të flitej se ai ishte një burrë i mirë.
Ajo tregon për martesën e tyre: “Nuk kishte asnjë problem ndërmjet
grave. Ato të gjitha ishin shumë të qeta. E them sinqerisht se nuk jemi
ngatërruar kurrë. Asnjë herë. Ai më donte. Ushqimi ishte i mirë. Ai
shpesh therte kafshë për ushqim. U jepte mjaft para secilës prej grave”.
Mirëpo, kjo harmoni nuk u pëlqente të gjithëve. Para tre vjetësh,
autoritetet islamike të provincës së Nigerit, një shtet ku ligj është
sheriati, ka kërkuar nga Maasaba që të shkurorëzohet nga 82 gra dhe t’i
mbajë vetëm 4, numri maksimal i lejuar nga ligji islamik. Për shkak të
refuzimit, policia e kishte arrestuar më 15 shtator 2008, dhe e kishte
futur në burg, ku do t’i kalojë 22 ditë.
I kënaq nevojat romantike të grave
Këmbëngulja e grave të tij, të cilat kanë protestuar kundër burgosjes
së tij, rezulton me lirimin e tij me kusht. Akuzat që rëndonin ndaj tij
përfundimisht do të hiqen: Gjykata e Lartë e Abuxhas e thirri secilën
prej grave në mënyrë që të konfirmojnë se janë martuar me dëshirë. Kur
marrin përgjigjen e 57-të pozitive, gjykatësit ngrenë supet dhe
urdhërojnë lirimin e tij.
Maasaba është një besimtar dhe humbjet e grave dhe fëmijëve nuk e
trazojnë. “Kur më vdes ndonjëra grua nuk tronditem. Zoti m’i ka dhënë,
Zoti m’i merr. Kur ndonjëri fëmijë sëmuret, grave u them se nuk duhet të
shkojnë në spital, por të më informojnë dhe të luten. Disa prej grave
nuk më besojnë shumë. Ato shkojnë në spital tinëz. Mirëpo, nëse dikush
bën diçka prapa shpinës sime, fëmija do të ënjtet në trup dhe në fund do
të vdesë”.
Dhuntia që Zoti ia ka dhënë Maasabas nuk kufizohet vetëm në aftësitë
shëruese. Kur pyetet se si arrin t’i kënaqë nevojat “romantike” të grave
të shumta të tij, ai përgjigjet prerazi: “Zoti, i qofshim falë, ma ka
dhënë mundësinë dhe forcën që t’ua plotësoj edhe nevojat seksuale për të
cilat ato kanë nevojë. Po qe se nuk do t’i kënaqja, ato do të iknin”,
thotë ai me buzë në gaz.
S’jemi ngatërruar asnjë herë
Aishetu Ndayako, 57-vjeçe, është martuar me Maasaban, duke u bërë
gruaja e tij e 40-të. E ve dhe pa të ardhura, ndërkohë që kishte gjashtë
fëmijë, ajo kishte dëgjuar të flitej se ai ishte një burrë i mirë.
Ajo tregon për martesën e tyre: “Nuk kishte asnjë problem ndërmjet
grave. Ato të gjitha ishin shumë të qeta. E them sinqerisht se nuk jemi
ngatërruar kurrë. Asnjë herë. Ai më donte. Ushqimi ishte i mirë. Ai
shpesh therte kafshë për ushqim. U jepte mjaft para secilës prej grave”.
| |
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Parashqevi Simaku ndahet nga burri
» Jaime Pressly ndahet nga burri?
» Burri shtatzënë" lindi vajzë,
» Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë
» Irani: Tërmetet? Për faj të grave provokuese
» Jaime Pressly ndahet nga burri?
» Burri shtatzënë" lindi vajzë,
» Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë
» Irani: Tërmetet? Për faj të grave provokuese
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi