Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë Empty Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë

Mesazh nga Vizitor Sat 15 May 2010 - 10:05

Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë

Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë GetAttachmentCila
është fshehtësia e një martese të lumtur? Mashkulli i cili është i gatshëm t’i
ndihmojë gruas në punët e shtëpisë!

Meshkujt, mos të themi burrat, të cilët janë të gatshëm t’i përvjelin mëngët
dhe t’u ndihmojnë grave të tyre në punët e shtëpisë dhe të përkujdesen rreth
fëmijëve janë çelës i një martesë të suksesshme dhe të lumtur, dëshmon një
hulumtim më i ri. Sa më i gatshëm që mashkulli të jetë për t’u marrë me punë të
shtëpisë, gjasat për shkurorëzim të martesës bëhen më të vogla.
Nuk ka shkurorëzim, nëse burri kryen punët e shtëpisë Mashkulli1
Këto rezultate sigurisht do t’ua kënaqin veshët shumë grave në mbarë botën
dhe do të jetë një argument i mirë për t’ua sqaruar burrave të tyre pse është e
rëndësishme që ata të përfshihen në punë të shtëpisë dhe në rritje të fëmijëve.
Megjithatë, gratë do të duhet të bëjnë shumë përpjekje për t’ua mbushur mendjen
meshkujve, sepse, sipas studimit, ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë rol të
rëndësishëm të tyre.
Hulumtimi ka përfshirë 3.500 çifte bashkëshortore, derisa është vërtetuar se
martesat më të suksesshme janë ato në të cilat meshkujt u ndihmojnë grave të
tyre rreth rritjes së fëmijëve dhe punëve të shtëpisë. Sipas ekspertëve, gratë
nuk e kanë aspak lehtë, sepse ato duhet të dëshmohen si në punë ashtu edhe në
shtëpi, prandaj ndihmesa e burrave të tyre gjithsesi është e rëndësishme.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi