Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Noizy i dashuruar me Enxhin e Big Brother 3

 :: Show Biz

Shko poshtë

Noizy i dashuruar me Enxhin e Big Brother 3 Empty Noizy i dashuruar me Enxhin e Big Brother 3

Mesazh nga Dewil Sun 22 Aug 2010 - 1:20





Një çift mjaft diskret përderisa kanë pesë muaj të lidhur dhe deri tani nuk
dihej asgjë për ta. Bëhet fjalë për Enxhin, agjenten e “Big Brother 3”,
dhe Noizyn, këngëtarin e njohur të muzikës rap, i cili mori famë në
Tiranë vetëm pak vite pas kthimit të tij nga Anglia, me një karrierë si
boksier “streefight” atje. Modelja korçare me linja perfekte dhe
këngëtari bukurosh janë njohur direkt pas daljes së Enxhit nga spektakli
BB3, ku kishte hyrë me misionin si e infiltruar. Ka qenë pikërisht një
sfilatë e organizuar në qytetin e Durrësit, ku Noizy jeton së bashku me
familjen. Aty janë parë dhe që atëherë kanë vazhduar këtë lidhje intime
pothuejase në fshehtësi. Madje aq shumë janë marrosur pas njëri-tjetrit
sa kanë vendosur të jetojnë bashkë në shtëpinë e re që Noizy ka blerë në
Durrës për të shijuar jetën e re me Enxhin. Ata tashmë kanë qëndruar
larg vëmendjes së publikut ndërsa kanë planifikuar një fejesë të afërt
që do të finalizohet me një ceremoni dasme shumë tradicionale. Modelja
21-vjeçare dhe reperi 24-vjeçar kanë rënë keq në dashuri sa kanë
gdhendur secili në shtyllën kurrizore nga një tatuazh me emrat e
njëri-tjetrit. Edhe pse Enxhi vazhdimisht e mohoi ndarjen nga ish- i
dashuri Dori, e vërteta është që në “Big brother” ajo hyri me statusin
“single”. Duke qenë se tashmë janë të dy personazhe publikë, dhe ngaqë
Enxhi u përfol gjatë për lidhjen me ish-të dashurin dhe afeksionin e
Jetmirit për të fansat e saj u bënë kuriozë se si po vazhdonte jeta e
saj intime. Dhe ja ku zbulohet kjo lidhje e re, që tashmë i ka ndryshuar
asaj ritmin e jetës. Tani i duhet të përshtatet me jetën plot udhëtime
të Noizyt, i cili ka një axhendë të ngjeshur me koncertet në Shqipëri,
Kosovë dhe diasporë. Deri tani ajo e ka shoqëruar shumë herë në
koncertet e tij në Kosovë dhe Zvicër. Gjithashtu Enxhi vazhdon
angazhimet e saj të mëparshme si modele në sfilata të ndryshme, dhe në
pozicionin e drejtoreshës së marketingut të revistës dhe agjencinë AS.
Këto kohë ajo po merret dhe me menaxhimin e 30 për qind të një hoteli,
dhuratë e bashkëshortit të mikeshës së saj Aurela Hoxha, që ajo e quan
si vëlla. Por nuk mund të mos bjerë në sy një shtim në peshë i saj, e
shquar për elegancën. Thuhet se ajo tashmë peshon 15 kg më shumë, ndërsa
dyshohet për një shtatëzani të mundshme. Gjithsesi kjo mbetet në
kuadrin e thashethemeve dhe është një çështje shumë private e saj, për
të cilën mbetet ta pohojë vetë Enxhi nëse është e vërtetë ose jo.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi