Shqiptarët e duan Eminemin
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Shqiptarët e duan Eminemin
Shqiptarët dëshirojnë që sa më shpejtë të organizohet një mega
koncert me reperin amerikan Eminem. Kështu thotë sondazhi i hapur një
javë më parë nga Telegrafi në faqen e fansave në Facebook.Në
sondazhin e hapur në faqen e fansave të portalit Telegrafi në Facebook,
58 mijë fansa kanë pasur rastin që të përgjigjen mbi preferencat e tyre
në pyetjen se pas koncertit të madh të Busta Rhymes, cilin artist të
njohur do të dëshironin ta shihnin në Kosovë.
Rezultatet e sondazhit janë impresive, pasi atij i janë përgjigjur 31
mijë e 504 respondentë, prej të cilëve 26.6 % duan që të organizohet
një koncert me protagonist reperin amerikan me famë botërore, Eminem.
Pas tij me 10 % në pozitën e dytë gjendet Beyonce, ndërsa pozitën e
tretë në këtë sondazh e zë pop ylli tjetër amerikan Rihanna. Në mesin e
më të votuarve kishte edhe artistë shqiptarë dhe nuk ishte askush
tjetër pos reperit të ‘labelit’ “TBA”, Unikkatilit, një koncert i të
cilit në Prishtinë mbetet ende ëndërr e shumë fansave.
Organizimi i koncerteve me artistë të njohur ndërkombëtarisht tashmë
është bërë trend, me verën e nxehtë para nesh e cila pa dyshim se
garanton befasira.
Ky sondazh nuk pasqyron në asnjë mënyrë opinionin e Telegrafit, por
është reflektim i preferencave të fansave dhe vizitorëve tanë, të cilët
ua kanë qartësuar edhe njëherë organizatorëve të ndryshëm se kë e
dëshirojnë në Prishtinë dhe Tiranë.
Top 10 e sondazhit:
1. Eminem – 8404 vota
2. Beyonce – 3167 vota
3. Rihanna – 2134 vota
4. Unikkatil – 1.514 vota
5. Shakira – 1406 vota
6. Bruno Mars – 1404 vota
7. Lil Wayne – 989 vota
8. Chris Brown – 804 vota
9. Enrique Iglesias – 782 vota
10. The Game – 663 vota
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Si të silleni më Njerzitë që nuk ju duan.!
» Beckham: Djemtë duan edhe një vëlla
» Pse meshkujt i duan femrat…
» Vajzat e vogla duan kukullat?
» Bakteret e mira i duan mollët
» Beckham: Djemtë duan edhe një vëlla
» Pse meshkujt i duan femrat…
» Vajzat e vogla duan kukullat?
» Bakteret e mira i duan mollët
:: Show Biz :: Vip te Huaj.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi