Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zajmina padit kompaninë e vajit

 :: Show Biz

Shko poshtë

Zajmina padit kompaninë e vajit Empty Zajmina padit kompaninë e vajit

Mesazh nga Vizitor Mon 18 Apr 2011 - 5:00


Një reklamë vaji e transmetuar vite më parë, imazhi i së cilës ishte vetë ajo, e ka sjellë këngëtaren simpatike, Zajmina Vasjari, në
dyert e Gjykatës së Tiranës.
Përmes një padie civile, të depozituar pak ditë më parë në gjykatë, vajza e cila u bë e njohur falë
pjesëmarrjes në konkurset e bukurisë, kërkon nga një kompani vaji, që jo vetëm ta paguajë sipas kontratës së lidhur në vitin 2002, por edhe për dëmin e shkaktuar.Në padinë e saj, Vasjari kërkon nga gjykata “detyrimin e palës së paditur për përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga kontrata e lidhur me paditësen më 14 tetor 2002, si dhe shpërblimin e dëmit të ardhur
paditëses nga mosekzekutimi i detyrimit kontraktues në tërësi në shumën 10.000 (dhjetëmijë) USD”.Gjithashtu ajo kërkon shpërblimin e dëmit jashtëkontraktues të ardhur
nga veprimet e jashtëligjshme të palës së paditur, në dëm të paditëses
pas datës 1 tetor 2003, në shumën 3.000.000 (tre milionë) lekë.
Ndërkaq, dëmi jopasuror, pra dëmi që Zajmina Vasjari pretendon se i
është shkaktuar imazhit të saj, duket se ka një çmim të lartë. Vajza
simpatike kërkon që për dëmin jopasuror, të ardhur nga veprimet e
jashtëligjshme të palës së paditur pas datës 1 tetor 2003, kompania e
vajit ta dëmshpërblejë në shumën 5.000.000 (pesë milionë) lekë.
Procesi gjyqësor pritet të nisë brenda pak ditësh dhe këngëtarja
duhet të provojë pretendimet e saj përballë kompanisë që ka vendosur të
hedhë në gjyq, shkruan Gazeta Shqiptare. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zajmina padit kompaninë e vajit Empty Re: Zajmina padit kompaninë e vajit

Mesazh nga Erisa1 Tue 19 Apr 2011 - 3:46

Kompania e Vajit FIOL qe ndodhet ne Fier...Ne vitin 2002 kompania e Vajit Fiol ka paditur Zaiminen per mos korektesi te kontrates, dhe meqenese Zaimina eshte lutur qe te mos paditet dhe kompania e ka falur... Do jet keq nga gjendja ekonomike Zaimina hahahah
Erisa1
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi