Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën

 :: Show Biz

Shko poshtë

Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën Empty Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën

Mesazh nga Vizitor Fri 23 Apr 2010 - 0:48

Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën _ Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën
Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën Olta1-300x225Ka një javë që ka dalë nga shtëpia e“Big Brother”, por akoma nuk arrin ta besojë. Pasi ka kaluar sfida me të vërtetë shumë serioze, njëra nga të cilat ishte edhe ajo me Bertinën,vajza brune e “Big Brother 3”, e cila ka hapur diskutime dhe polemika pa fund, ishte e bindur se tashmë pengesat serioze kishin kaluar dhe
banorët e rinj nuk i shihte si kërcënim për qëndrimin e saj në shtëpi
Mirëpondodhi krejtësisht e kundërta. Olta Sheta përjetoi zhgënjimin më të
madh kur pa që publiku vendosi që të dalë ajo dhe jo Manal, një vajzë që
ka pak javë që ka hyrë në shtëpi dhe mbi të gjitha spikat për një
natyrë të qetë dhe disi monotone për një format si ai i “Big Brother”.
Ndërkohë,
gjatë gjithë kësaj jave më tepër sesa të dalë e të zbavitet me miqtë
për të shijuar jetën, tashmë si personazh publik, duket se Olta ka
preferuar një farë tërheqjeje në privatësinë e saj duke reflektuar për
gjithçka ndodhi për më shumë se dy muaj qëndrim brenda shtëpisë dhe
për
arsyet e largimit të saj pikërisht tani.

Dhe mbas arsyetimit me
veten ka arritur në përfundimin se ballafaqimi me Bertinën dy javë më
parë dhe akuzat që kjo e fundit i bëri, duke i thënë se ti ke puthur
Erjonin në buzë, e kanë dëmtuar shumë derisa kanë bindur publikun që ta
votojnë për të dalë. Mirëpo Olta është e bindur që kjo gjë nuk ka
ndodhur duke mos e mohuar faktin se në shtëpi gjithsesi kishte zgjedhur
të bënte provokuesen.

Sipas disa burimeve tona, Olta është e
bindur që të hedhë Bertinën në gjyq për shpifje sepse pavarësisht faktit
se ajo është një vajzë pa komplekse dhe në shtëpinë e “Big Brother”
ishte futur për t’u zbavitur dhe jo për t’u stresuar, këtë akuzë ka
vendosur që të mos e kalojë lehtë pasi i ka prishur imazhin.

pasur
parasysh se ky është një program që monitorohet 24 orë, Olta ka pohuar
me bindje gjatë spektaklit se askush nuk mund të gjejë as edhe një
moment që ajo ta ketë puthur Erjonin në buzë dhe as që ka tentuar ta
bëjë ndonjëherë këtë pasi siç e ka shprehur vetë, ajo ka dashur që me
atë të ketë vetëm raporte shoqërore paçka se shumë prej ndjekësve të
këtij programi nuk iu duket i besueshëm ky argument, duken pohuar se ajo
e pëlqen Erjonin si mashkull. Nuk e dimë se si do ta presë vajza nga
Delvina vendimin e Oltës po të kemi parasysh se ka qenë pikërisht kjo e
fundit që është akuzuar prej saj si fajtore për marrëdhënien e vështirë
mes saj dhe Erjonit.

Përballja e rastësishme me Bertinën
Ka
ndodhur pikërisht të shtunën e kaluar, kur Olta u eliminua nga
konkurimi. Në përgjithësi është bërë zakon që të gjithë banorët e
eliminuar së bashku me atë që del natën e spektaklit, bëhen së bashku
dhe kalojnë natën nëpër pube. Mirëpo, ashtu siç ka pasur grupe dhe klane
brenda shtëpisë së “Big Brother”, po ashtu ka edhe jashtë. Kështu të
shtunën e kaluar, Olta së bashku me Gjimin dhe disa ish banorë të tjerë
kanë shkuar në lokalin që menaxhohet prej Gjimit ndërsa Bertina,
Rezarta, Valoni dhe Graciela kanë preferuar një tjetër lokal.

Mbas
disa orësh, Gjimi së bashku me Oltën dhe miq të tjerë kanë vendosur të
shkojnë në lokalin ku ndodheshin ish banorët e tjerë dhe rastësisht janë
gjendur fare pranë Olta me Bertinën, ndërkohë që kjo e funditt së
bashku me miqtë sapo kishin hapur një shishe shampanjë, mbase për të
festuar daljen e rivales së saj të fortë, Oltës. Natyrisht, Olta e ka
kuptuar se Gjimi nuk ka gjetur zgjedhjen më të mirë duke e çuar në të
njëjtin lokal ku gjendej Bertina dhe ka preferuar të largohet. Ndërkohë
gjatë javës Olta nuk është parë shumë nëpër lokale por më së shumti ka
lëviz
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi