Kodi sekret? Ngjyrat
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Kodi sekret? Ngjyrat
Kodi sekret? Ngjyrat
Tendenca e fundit? Një dietë me bazë ngjyrash. Tani mos llogarisni kaloritë. Shikoni vetëm ngjyrën e asaj që konsumoni
Sipas
zbulimeve të fundit, është arritur në përfundimin se ushqyerja jonë
duhet të jetë me sa më shumë ngjyra. Studiuesit flasin për një “Colour
Code”, një regjim të vërtetë dhe fiks në bazë të ngjyrave. Sipas kësaj
teorie, përbërësit kimikë, që u japin frutave dhe perimeve ngjyrë,
përmbajnë ushqyes që i bëjnë mirë shëndetit dhe bukurisë. Ja disa arsye
thelbësore se pse duhet ndjekur dieta që, mbi të gjitha, vë në qendër
ngjyrën e lëkurës së frutave dhe perimeve.
Blu
Ka
bërë histori dieta e Mariah Carey-t, e cila nuk pranonte të hante asgjë
që nuk ishte ngjyrë violë. Ushqimet e kësaj ngjyre dhe ngjyrës blu kanë
veti antioksiduese, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe
shqetësimeve kardiake. Ato ndihmojnë edhe në luftimin e efekteve
negative të ndotjes, të tymit dhe stresit, të pranishëm në radikalet e
lira. Konsumoni sa më shumë produkte në tonet e blusë dhe violës, sepse
rrisin energjinë, duke ju bërë më të predispozuar drejt praktikimit të
sportit.
E kuqe
Edhe
perimet dhe frutat e kuqe – domatet, luleshtrydhet, qershitë, shalqiri
– përmbajnë në masë antioksidantë që luftojnë kancerin dhe sëmundjet
kardiake. Për shembull, rrepat janë të pasura me peroksid, aq të
nevojshme në dezintoksikimin e mëlçisë. Një sekret që nuk e keni ditur?
Produktet e kuqe, përveç të tjerash, ndihmojnë në ruajtjen e gjendjes
së mirë shëndetësore edhe në moshën e shkuar.
E gjelbër
Perimet
dhe frutat në këtë ngjyrë janë të dobishme në luftimin e lodhjes dhe
stresit. Janë të pasura me vitaminë B dhe hekur. Një burim i
pashtershëm energjie. Vitamina B ndihmon edhe në prodhimin e hormoneve,
ideale për gratë që marrin pilula kontraceptive. Perimet, si lakra,
janë të pasura me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe luftojnë fryrjet e
stomakut. Dhe në fund, për të pasur lëkurë, thonj dhe flokë me
shkëlqim, nuk ka gjë më të mirë sesa avokadoja, e pasur me omega 3 dhe
magnez.
E verdhë dhe portokalli
Për
një shikim sa më të pastër nuk ka gjë më të mirë sesa ushqimet që kanë
ngjyrën e diellit. Karotat dhe kungujt përmbajnë karoten dhe përbërës
të tjerë, që mbrojnë sytë dhe forcojnë sistemin imunitar. Ananasi
përmban elementë që favorizojnë tretjen dhe kanë përparësi kundër
infeksioneve. Patatja është e pasur me vitamina A dhe C e acid folik,
ideale për gratë shtatzëna.
E bardhë
Hudhra
është ideale për zemrën, sepse ul nivelet e lipideve në gjak, duke
parandaluar sëmundjet kardiake. Qepa dhe preshi përmbajnë elementë që
ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kancerin në stomak.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?
» “Kodi i Da Vinçit”, intriga dhe mister
» Ngjyrat dhe jeta e juaj intime
» Argjentina pëlqen ngjyrat e ndezura
» Vera e nxehtë ndryshon ngjyrat e veshjeve
» “Kodi i Da Vinçit”, intriga dhe mister
» Ngjyrat dhe jeta e juaj intime
» Argjentina pëlqen ngjyrat e ndezura
» Vera e nxehtë ndryshon ngjyrat e veshjeve
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi