Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kodi i Da Vinçit”, intriga dhe mister

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

“Kodi i Da Vinçit”, intriga dhe mister Empty “Kodi i Da Vinçit”, intriga dhe mister

Mesazh nga Geri Thu 16 Sep 2010 - 6:40

“Kodi i Da Vinçit”, intriga dhe mister Kodi-davinci “Kodi i Da Vinçit” është një nga librat më të shitur në botë me 80 milion kopje. Ai është një roman policesk që luan me historinë dhe imagjinatën, i shkruar në vitin 2003 nga autori amerikan Den Braun.
Personazhet kryesorë të librit, simbologjisti, Robert Langdon dhe kriptografia Sofi Nevu hetojnë vrasjen misterioze te gjyshit të kësaj të fundit në muzeun e Luvrit të Parisit. Ndërsa ndjekin shënimet dhe gjurmët që kishte lënë gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnë se viktima ishte anëtar i një organizate të fshehtë me emrin Parësia e Sionit e cila ruan sekretin e Maria Magdalenës dhe eshtrat e saj.

Ata gjithashtu zbulojnë betejën mes Parësisë së Sionit dhe Opus Deit. Sipas Opus Deit, e cila është një organizatë brenda gjirit të Kishës Katolike, nuk ka as edhe një provë historike që të krishterët e parë të kenë adhuruar Maria Magdalenën, përkundrazi dihet se të krishterët e parë persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin. Ata e kanë quajtur blasfemi servirjen si fakt historik te martesës në libër të Jezusit me Marian dhe më tej, lindjen e pasardhësve.

Për këtë arsye një luftë e ashpër me vrasje, atentate, intriga dhe kurthe, sipas librit në fjalë, është duke u zhvilluar në çdo moment në prapaskenën botërore midis Opus Deit dhe organizatës së fshehtë Parësia e Sionit. Por, libri është kritikuar për pasaktësi historike dhe shkencore, vecanerisht për përshkrimet e artit evropian dhe arkitekturës dhe është cilësuar si i pandërshëm intelektualisht. Shumë kritikë thonë se Braun duhet të kishte bërë më shumë kërkime para se të publikonte librin. Madje disa autorë të tjerë e kanë hedhur në gjyq për plagjiaturë.

Nga ana letrare, Kodi është cilësuar skandaloz. Shkrimtarë të ndryshëm dhe kritikë e kanë cilësuar librin e Braunit nga ana letrare si “prozën më te keqe në historinë e letërsisë”. “Kodi” gjithsesi ka rezultuar me interes për publikun i cili magjepset pas mistereve. Megjithatë, libri është konsideruar best-seller në të gjithë botën dhe është përkthyer në 44 gjuhë. Kjo e bën atë romanin më të shitur në anglisht në shekullin e XXI, dhe të dytin roman më të shitur në të gjitha gjuhët. Në vitin 2006 u realizua dhe filmi i bazuar në këtë roman.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi