Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet  Empty Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet

Mesazh nga Vizitor Tue 8 Mar 2011 - 5:19

Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet  F.0308002922641_m
Kërkuesit gjermanë thonë se nxehja dhe përgatitja e trupit
përpara sportit jep rezultate më të mira tek sportistët dhe i mbron ata
nga dëmtimet.
Sipas Esfen Fikentaser, kërkues gjerman në
fushën sportive në universitetin e menaxhimit të aplikuar të shëndetit
në Gjermani, thotë se nxehja dhe përgatitja e trupit përpara sportit
liron seriozisht nervat në muskuj dhe lejon gjakun të arrij në ligamente
duke bërë që kockat të lëvizin lirisht në kyçe.
Kjo shkakton që edhe sistemi nervor të përputhet më mirë me muskujt
duke rritur shpejtësinë e reagimit tek sportistët. Ai shtoi se ky veprim
parandalon këputjen e muskujve, ligamenteve dhe dëmtimin e kyçeve.
Me rritjen e temperaturës së trupit rritet edhe shpejtësia e djegies
së energjisë në trupit të njeriut. Sipas Esfen Fikentaser, si rregull
duhet që para sportit trupi të përgatitet me gjimnastikë dhe ushtrime të
tjera në mënyrë që trupi për një kohë të gjatë të ketë një rendiment më
të lartë.
Koha minimale për nxehjen e trupit është 10 deri në 15 minutë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi