10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes
10 ishujt që duhen parë përpara vdekjes
Ndërsa
sezoni i verës po afron, shtohen pikëpyetjet për njerëzit që po
mendojnë se ku të kalojnë pushimet e tyre të radhës. Revista amerikane
“TMZ”, ofroi sot dhjetë destinacione të mundshme, në dhjetë ishujt që
duhet të vizitohen me çdo kusht gjatë jetës.
1. Bali – Një
vend i mrekullueshëm, ku pamjet piktoreske bashkohen me oqeanin,
diellin dhe vlerat shpirtërore. Bali është vetëm një prej 17 mijë
ishujve që përbëjnë Indonezinë, por është i vetmi ku hindutë përbëjnë
shumicën.
Tre tempuj të lashtë dhe të mrekullueshëm hindu janë në destinacionet
kryesore të vizitorëve, ashtu si gryka e një vullkanit ende aktiv,
përgjegjës për shkatërrimin e disa dhjetëra fshatrave, në shpërthimin e
tij të fundit të vitit 1963.
2. Vieques – Një ishull i vogël, nën sovranitetin e Puerto Rikos, është
një prej perlave më të mëdha të pazbuluara të planetit. Ishulli ishte
një bazë amerikane deri në vitin 2003, prandaj vetëm së fundmi ka nisur
të zhvillohet.
Plazhet e tij të virgjëra, rëra e bardhë dhe uji i kristaltë i Oqeanit
Atlantik e bëjnë këtë ishull një destinacion të mrekullueshëm për
kampistët apo për ata që preferojnë pushime luksoze me çmim të ulët.
3. Isla de Pascua – I quajtur ndryshe Ishulli Lindor, ky territor i
vogël prej 163 kilometrash katror i përket Kilit, edhe pse ndodhet 3
500 kilometra nga brigjet e shtetit amerikanojugor.
I ndodhur në mes të Oqeanit Paqësor, Isla de Pascua është një
destinacion unik kulturor, ku rreth 900 statuja që datojnë përpara
lindjes së Krishtit i kanë mbijetuar kohërave.
4. Ischia – Destinacioni i njerëzve më të pasur italianë dhe europianë,
Ischia është një ishull luksoz, mrekullitë e të cilit janë shfrytëzuar
e vlerësuar që prej 2 000 vitesh.
Perandorët romakë, grekët, turqit dhe së fundmi sheikët arabë, të
gjithë çmenden për perlë të ndodhur në mesin e Detit të Mesdheut, shumë
pranë brigjeve të Italisë.
5. Chiloe – Shtrihet në një arqipelag të ndodhur në perëndim të Kilit,
por pyjet e dendura, jeta e egër, historia dhe tradidat e banorëve
vendas nuk ngjasojnë me asgjë tjetër në planet.
Në mes të legjendave që vendasit tregojnë për ishullin e mbushur me
anije fantazëm dhe qënie të tjera të përbindshme, shtrihet një prej
parqeve më të çmuar natyrorë të planetit.
6. Bora Bora – I ndodhur në Polinezinë franceze, në mes të Oqeanit
Paqësor, ishulli shtrihet në këmbët e malit Pahia dhe Otemanu, midis të
cilëve gjendet krateri i vullkanit që ka krijuar ishullin me dhjetëra
mijëra vjet më parë.
Resortet turistike, çmimet relativisht të ulta prej 200 dollarësh për
një natë në një dhomë çift, ushqimi i mrekullueshëm vendas dhe luksi që
mund të shijohet në çdo cep, e bëjnë Bora Borën një ishull që duhet
vizituar patjetër një herë gjatë jetës.
7. Kepi Perëndimor – Destinacioni më i njohur i Floridës, ka inspiruar
shumë njerëz të rëndësishëm, midis të cilëve shkrimtarin Ernest
Hemingway apo presidentin amerikan të viteve 1945-53, Harry Truman.
Në këtë destinacion turistik, stili amerikan i jetesës bashkohet me
argëtimin dhe shfrenimin pa fund, në çdo orë të ditës, së bashku me një
diell të nxehtë në çdo stinë të vitit.
8. Penang – Të ecësh në rrugët e ngushta të Xhorxhtaunit dhe të shijosh
ushqimin vendas, në qytetin më të madh të ishullit malajzian të
Penangut, është një përvojë unike jetësore.
Pjatat e mrekullueshme të detit, e kanë shndërruar këtë destinacion
turistik të famshëm në të gjithë botën. Në fakt, vendasit i ruajnë me
fanatizëm recetat sekrete të gatimeve të tyre, prandaj për të provuar
shijen e veçantë malajziane, duhet të udhëtosh patjetër deri në Penang.
9. Galapagos – Ishujt e ndodhur të vetmuar në mesin e Paqësorit u bënë
të famshme për herë të parë në vitet 1800, pas studimeve mbi
evolucionin që Charles Darwin kreu në këto ishuj.
Përveçse janë shtëpia e shumë specieve të gjalla që nuk ndodhen në
asnjë cep tjetër të planetit, ishujt ofrojnë ujvara mahnitëse, plazhe
të mrekullueshme, pyje të dendur dhe male të thepisur për të gjithë ata
që janë të apasionuar pas alpinizmit.
10 – Ishujt e Palmës në Dubai – Në listën e dhjetë ishujve më të bukur
të planetit, Ishujt e Palmës në Dubai janë të vetmit që nuk janë
krijuar nga natyra.
Megjithatë, jo për këtë, resortet e palmave janë më pak tërheqës për
t’u vizituar. Ato shërbejnë si një destinacion perfekt, për të treguar
se çfarë është në dorë të bëjë fantazia njerëzore, e pajisur me shuma
të çmendura parash.
Foto
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ndryshon ora, akrepat 60 minuta përpara
» 100 librat që duhen lexuar
» Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» Ilacet e gjumit shtojnë rrezikun e vdekjes
» 100 librat që duhen lexuar
» Nxehja e trupit përpara sportit mbron sportistët nga dëmtimet
» I shpëton vdekjes, skadon ilaci
» Ilacet e gjumit shtojnë rrezikun e vdekjes
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi