Emmy varroset e veshur me të bardha
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Emmy varroset e veshur me të bardha
Këngëtarja Emmy, e cila vdiq dje pas goditjes nga ish-i dashuri i
saj, biznismeni kosovar Aziz Kelmendi, do të varroset sot ku edhe do
t’i jepet lamtumira e fundit. Sipas mediave shqiptare, Emmy do të
varroset e veshur me të bardha.Burime të gazetës Shekulli
thënë se Elsina Hidershaj, 22 vjeçe nga Skrapari, ndërroi jetë të hënën
rreth orës 05:00, në reanimacionin e Spitalit Ushtarak për shkak të disa
frakturave që kishte marrë në kokë nga përplasja me një shtyllë në
rrugën pranë vendit ku ndodhet lokali i natës.
Ndërkaq hetuesit kanë ndryshuar klasifikimin e ngjarjes nga “vrasje
në aksident nga pakujdesia” në “vrasje me dashje”. Një veprim i tillë
është kryer gjatë të dielës në mbrëmje nga hetuesit pasi gjatë
verifikimit dhe vlerësimit të provave dhe rrethanave të ngjarjes së të
hënës në mëngjes, kur Elsina Hidersha mbeti e vdekur pas një përplasjeje
nga një veturë e markës “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës.
Sipas hetuesve të policisë fillimisht ishte dyshuar se vajza vetë
kishte tentuar të ngjitej në veturën luksoze të biznesmenit kosovar,
ndërsa në përpjekje e sipër kur ai po largohej vajza është rrëzuar
ndërsa është shkelur nga vetura.
Nga hetimet e policisë dhe analizimi i fakteve, është zbuluar se
biznesmeni e ka përplasur me dashje ish-të dashurën e tij me makinë. Nga
hedhja e saj me forcë nga vetura, këngëtarja është përplasur me një
shtyllë. Nga kjo përplasje Hidersha mori plagë të rënda në kokë. Këto
rrethana e dëshmi të tjera rrëzuan versionin e biznesmenit të hoteleve
se ai nuk kishte dashur ta vriste vajzën, por se ajo ishte kapur pas
xhamit të tij dhe më pas ishte rrëzuar ndërsa ai nuk e kishte vënë re.
Sipas policisë, Kelmendi dyshohet në momentin e aksidentit të ketë
qenë në gjendje të dehur, pasi përplasi me veturën e tij ish-të dashurën
Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte. Kelmendi kishte qenë gjatë
mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës me të dashurën e
tij të re, në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari ishte e punësuar
si këngëtare. Kur ai u largua, Hidersha doli nga lokali, duke tentuar ta
takonte ndërsa sipas policisë ai e përplasi duke i shkaktuar asaj plagë
të rënda në kokë, ndërsa dje ajo ndërroi jetë në spitalin ushtarak.
Ish-i dashuri i këngëtares Emmy, Aziz Kelmendi, 47 vjeç, nga Kosova
dyshohet të ketë qenë i dehur në kohën kur ka përplasur këngëtaren Emmy.
Ai pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”,
raportojnë mediat shqiptare.
Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe
Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Let it play”, “Pse
të dua ty”, “Rastësisht u pamë”, “A ma jep”, etj. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Vdes këngëtarja Emmy
» Pasuria e Emmy-it u kalon prindërve
» Emmy ishte tërhequr zvarrë me makinë
» Palestinezët protestojnë të veshur si Na’vi
» Cfar keni veshur per momentin
» Pasuria e Emmy-it u kalon prindërve
» Emmy ishte tërhequr zvarrë me makinë
» Palestinezët protestojnë të veshur si Na’vi
» Cfar keni veshur per momentin
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi