Emmy ishte tërhequr zvarrë me makinë
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Emmy ishte tërhequr zvarrë me makinë
Pamjet që janë regjistruar natën e së shtunës duke gdhirë dita e
diel nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja e goditjes me
makinë të këngëtares Emmy kanë filmuar po thuajse gjithçka.Këto
imazhet përputhen edhe me deklarimet që ka dhënë në polici një prej
rojeve të parkingut, i cili ka parë gjithçka që ka ndodhur në orët e
para të mëngjesit të së dielës, më 27 shkurt.
Burime nga grupi hetimor i policisë kanë thënë se ngjarja është e
regjistruar, që nga momenti kur Aziz Kelmendi ka dalë nga “Venue”,
bashkë me të dashurën e tij të re, 24-vjeçaren Persida I.
Kamerat kanë fiksuar momentin kur ai ka hipur në makinë dhe brenda
pak sekondash pas tij ka dalë edhe Emmy. Ajo është afruar tek makina e
tij dhe nga imazhet duket se ka tentuar të flasë me drejtuesin e mjetit.
Rrezja e pamjeve që ka fokusuar kamera, nuk ka shkuar deri tek vendi ku
ka ndodhur përplasja, por 100 metra janë regjistruar manovrimet me
makinë dhe trupi i këngëtares që ishte i varur tek dera e shoferit.
Në bazë të pamjeve filmike, dëshmisë së rojës së parkingut, gjurmëve
që kanë lënë gomat e makinës tip “Tuareg” në asfalt, frenimi dhe vendi
ku është gjetur e plagosur rëndë Emmy, grupi hetimor ka rindërtuar
skenën e vrasjes së Emmy-t.
Nga lokali “Venue”, ku të shtunën në mbrëmje këndonte këngëtarja
Dafina Zeqiri, fillimisht ka dalë biznesmeni Aziz Kelmendi, i shoqëruar
nga e dashura e tij, Persida I. Ata kanë hipur menjëherë në makinën tip
“Tuareg”, me targë 612 KS 188, në pronësi të 47- vjeçarit Kelmendi.
Disa sekonda pas tyre, nga lokali ka dalë edhe këngëtarja Elsina
Hidersha, e cila është drejtuar menjëherë tek makina e biznesmenit, duke
tentuar të hapë derën, në anën e majtë të makinës, krahu i shoferit.
Në këtë moment, Kelmendi ka mbyllur siguresat e të gjitha dyerve të
makinës, në mënyrë që ajo të mos hipte. Pasi ka mbyllur dyert, ka hapur
vetëm disa centimetra xhamin e derës së drejtuesit të mjetit. Në këtë
moment, Emmy është kapur tek xhami i makinës me të dyja duart. Kelmendi
ka mbyllur xhamin e derës duke i zënë gishtat dhe në këtë mënyrë Emmy
nuk ka lëvizur dot.
Më pas, i ka dhënë gaz makinës dhe ka lëvizur me shpejtësi nga
“Venue”, në drejtim të kryqëzimit të “Varrit të Bamit”. Roja i parkingut
ka deklaruar se përreth 100 metra këngëtarja është tërhequr zvarrë me
makinë.
Sipas tij, drejtuesi i mjetit ka ecur me shpejtësi dhe gjatë rrugës
ka manovruar disa herë, në mënyrë që këngëtarja të shkëputej nga makina.
Ajo ka rënë vetëm në momentin e frenimit dhe pasi trupi është shkëputur
nga makina, goma e pasme e mjetit i ka kaluar sipër këmbës.
Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti mjeko-ligjor. Pas këtij momenti,
Kelmendi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mësohet se ka dërguar të
dashurën e tij në hotel, për t’u rikthyer sërish aty, ku sipas tij
ndodhi aksidenti dhe ka lajmëruar policinë./Panorama/ Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi