Shqiptarët në botë, nga Alaska në Zelandë
Shqiptarët në botë, nga Alaska në Zelandë
Gjeografia
e shpërndarjes së shqiptarëve nëpër botë është po aq e gjerë sa
shtrirja fizike e saj. Reportazhi i emisionit të pasdites në Top
Channel iu dedikua pikërisht shtrirjes së diasporës shqipare nëpër
botë.
“Është
interesante të thuhet se s’ka vend të botës që të mos ketë shqiptarë,
duke filluar që nga Alaska e deri në Zelandën e Re”, thotë Roland Bimo,
drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Jashtme.
”Ka vende ku prezenca është shumë e vogël, vetëm një apo dy familje, por nga të dhënat tona rezulton se ka shqiptarë kudo.
”Shqiptarë mund të gjesh në të gjitha vendet e lindjes së Mesme, Katar,
Abu Dabi, Tajlandë etj. Diplomatët tanë, kudo që shkojnë në cepat e
largët të globit, është e pamundur të mos gjejnë bashkëkombas”, shton
ai.
Historikisht, fillimet e diasporës shqiptarë datojnë pas vdekjes së
Skënderbeut, me emigrimin e shqiptarëve në drejtim të Italisë,
arbëreshët e arvanitasit në Greqi.
”Ka shqitparë që kanë një të kaluar historike në Ukraninë, në rrethinat
e Odesas, ashtu si në Bullgari e në vende të tjera fqinj që në kohët e
mesjetës. Më vonë fillon emigrimi në Amerikë, Argjentinë, Australi ku
edhe sot ka komunitete të mëdha”, vazhdon Bimo.
Shqiptarët mund të jenë ndër popujt më të fundit europian që kanë
emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga të dhënat, rezulton se
emigranti i parë shqiptar i regjistruar në Amerikë ishte Kolë
Kristofori, prej fshatit Katund të Korçës.
Ai arriti në kontinentin e ri në vitin 1884 dhe shërbeu si bërthamë
magnetike për emigrantët e tjerë shqiptare që rriteshin në numër vit
pas viti. Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të
Shteteve të Bashkuara, jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë apo
amerikano-shqiptarë.
Motivet e emigrimit të shqiptarëve janë të ndryshme, sipas periudhave
kohore. Nëse në shekujt e mëparshëm ata emigruan për shkak të
pushtimeve, vitet e fundit shqiptarët janë larguar nga vendlindja për
shkaqe politike, ekonomike dhe profesionale.
Pjesa më e madhe e tyre i ruajnë traditat dhe gjuhën, vlejnë të
përmenden këtu arbëreshët e Italisë, të cilët e bëjnë këtë gjë prej më
shumë se 500 vjetësh.
”Është interesane të thuhet se shqiptarët adaptohen shumë mirë në
vendet ku emigrojnë, arrijnë të bëhen shembuj pozitive madje, por kjo
s’i pengon që të ruajnë dhe traditat”, përfundoi Bimo.
Megjithëse nuk ka statistika të sakta për shqiptarët me banim jashtë,
pasi shpesh nga vendet pritëse nuk bëhet diferencimi nëse janë
shqiptarë të Shqipërisë apo të trevave të tjera shqiptare në rajon,
komunitetet më të mëdha shënohen në këto vende:
Shtetasit shqiptarë nëpër botë
Greqi 700 000
Itali 500 000
SHBA 500 000
Britani e Madhe 50 000
Gjermani 25 000
Kanada 25 000
Belgjikë 5 000
Turqi 5 000
Francë 2 000
Austri 2 000
Zvicër 1 500
Holandë 1 000
Foto
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Zelandë e Re, duhani do ndalohet dhe në burgje
» Zelandë e Re, braktis fëmijën për klubin e natës
» Shqiptarët e 7 prillit
» Një flamur për shqiptarët
» Natyra hakmerret me shqiptaret
» Zelandë e Re, braktis fëmijën për klubin e natës
» Shqiptarët e 7 prillit
» Një flamur për shqiptarët
» Natyra hakmerret me shqiptaret
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi