Shqiptarët e 7 prillit
Shqiptarët e 7 prillit
7 prilli i vitit
1939, për një grua nuk është thjesht dita e zezë kombëtare e pushtimit
nga Italia.
Më 7 prill, kur vdiq pavarësia e
Shqipërisë, familjes Puka i lindi vajza e saj. Zyrafetja, sot teorikisht
feston 72 vjetorin e lindjes, por për shkak të anomalisë që shkaktoi në
Shqipëri agresioni italian, në regjistrat e gjendjes civile, ajo
rezulton e lindur disa ditë më vonë.
Me pushtuesin në dyert e
vendit dhe me mbretin të arratisur pa lënë gjurmë, administrata
shqiptare u shthur ashtu si edhe rezistenca e armatosur. Regjistrimi i
të lindurve në atë ditë ishte vetëm një nga shumë detyrimet që shteti la
pas dore më 7 prill. Nena e tre femijeve dhe shume niper e mbesave
sigurisht ka qenë tërësisht e pandërgjegjshme për atë që ndodhte në
vendin e saj në ditëlindjen e saj të largët. A
jo ka mesuar
gjithcka nga rrefimet e familjareve dhe vecanerisht te se emes. “Kishin
bombaruar shtepine dhe predha kishte rene ne dhome dhe drejt e ne bodrum
ne tepsine e embelsires”, shprehet ajo. Historia e këtyre njerëzve,
është dëshmia e asaj se çfarë do të thotë për popullin e thjeshtë një
agresion ushtarak, edhe pse i maskuar si përqafim kulturor. Kalvari i
peripecive per Zyrafeten e vogel do te vazhdonte. Familja e saj do te
largohej nga qyteti i lindjes, Kukesi, drejt fshatit Krume. Atje do te
qendronin per disa dite per t’u strehuar ne Gjakove.
“Mbi 50
veta ishin strehuar ne rrenjen e manit dhe aty qendruam ne heshtje sepse
erdhen avionet e luftes qe hodhen 3 predha, shton Zyrafetja. Per vite
me radhe kjo grua do te qendronte indiferente ndaj ditelindjes. Per te
dyten here data do t’i ndryshohej, kete here jo per shkak te luftes por
te nje gabimi njerezor.
“Gjate asaj kohe letrat e njoftimit u
nderruan dhe u moren pasaportat. Kur shkoj ta marr kishin nderruar daten
e lindjes dhe nga 20 prilli e kishin bere ne 20 qershor. E mora ashtu
sic ishte. Nuk e festoj ditelindjen”, pohon ajo. Me tej, gruaja qe lindi
ne nje kohe kaosi per vendin tone, do te ndiente keqardhje pse
pikerisht ne diten kur doli ne drite me shume se nje gezim ishte nje
vuajtje.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Klinë: Gënjeshtra e 1 prillit i kushton 20 ditë burg
» Një flamur për shqiptarët
» 50 shqiptarët më të famshëm në botë
» Sot shqiptarët lëvizin të lirë
» Natyra hakmerret me shqiptaret
» Një flamur për shqiptarët
» 50 shqiptarët më të famshëm në botë
» Sot shqiptarët lëvizin të lirë
» Natyra hakmerret me shqiptaret
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi