Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Capital T me klip të ri për ditëlindje

 :: Show Biz

Shko poshtë

Capital T me klip të ri për ditëlindje Empty Capital T me klip të ri për ditëlindje

Mesazh nga Vizitor Tue 8 Feb 2011 - 3:02

Capital T me klip të ri për ditëlindje F.0208142618251_m
Capital T, edhe pse është i angazhuar me prezantime ‘live’ nëpër
vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, nuk e ka në plan të shkëputet
për asnjë çast nga krijimet e reja.
Reperi nga Prishtina,
emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka realizuar klipin e radhës
të cilin do ta lansojë për ditëlindjen e tij, si dhuratë për fansat.
“Jam duke punuar shumë. Më e reja është përgatitja e klipit të ri, të
cilin mendoj ta lansoj në fund të këtij muaji, në datën e lindjes sime.
Në fakt ditëlindjen e kam më 29 shkurt dhe më bie ta festoj çdo katër
vjet, kështu që duke qenë se ky shkurt i ka vetëm 28 ditë, mendoj që
këngën ta lansoj më 28 shkurt ose më 1mars. Por dua që klipin e ri ta
lansoj në njërën nga këto data, si dhuratë për fansat për ditëlindjen
time”, ka treguar Capital T gjatë një interviste për InfoPress.
“Është një këngë solo dhe është pak a shumë e ngjashme me stilin e
këngëve të fundit ndonëse është pak më e gjallë dhe ka frymë verore. Nuk
është shumë komerciale, por është ajo që mua më pëlqen”, ka shtuar ai.
Përveç këngës në fjalë, këngëtari është duke punuar me një përkushtim
shumë të madh edhe rreth albumit të tij të radhës, për të cilin premton
shumë bashkëpunime.
“Gjithashtu jam duke punuar edhe rreth albumit tim të ardhshëm. Do të
ketë mysafirë të shumtë dhe shumë bashkëpunime”, ka përfunduar Capital
T. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi