Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zanfina: Adelina do të hyjë në tregun muzikor evropian

 :: Show Biz

Shko poshtë

Zanfina: Adelina do të hyjë në tregun muzikor evropian Empty Zanfina: Adelina do të hyjë në tregun muzikor evropian

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Feb 2011 - 10:34

Zanfina: Adelina do të hyjë në tregun muzikor evropian F.0207173231150_m
Këngëtarja Zanfina Ismaili, në një bisedë për Telegrafi.com, ka
treguar se ajo është e bindur që motra e saj Adelina Ismaili me talentin
që ka do të futet në tregun muzikor evropian.
“Adelina
tashmë është në tregun muzikor dhe me talentin dhe mundësitë qe ka, ajo
do të arrijë çfarë do që ia vë vetës si synim”, ka thënë Zanfina.
E pyetur nëse është duke bashkëpunuar me Adelinën për ndonjë duet që
të ketë mundësi edhe ajo të hyjë në tregun evropian, ajo ka thënë që
njëherë përnjëherë nuk ka asgjë konkrete.

“Është e vështirë që të jap për momentin ndonjë informacion konkret,
sepse nuk e di se si do ecin gjërat në të ardhmen”, ka shtuar ajo.
Zanfina ka treguar gjithashtu që është duke u përgatitur për këngën e
saj më të re, që së shpejti pritet edhe të realizohet me klip.
“Jam duke punuar në një këngë te re. Pas dy këngëve që lansova për
emisionet e vitit të ri, kënga në të cilën jam duke punuar nuk është e
publikuar ka mbetur edhe incizimi i këngës dhe te përfundohet aranzhmani
pastaj do ta bëj edhe video-klipin, besoj që do të realizohet në
Kosovë”, ka thënë Zanfina duke shtuar se është ndarë shumë e kënaqur me
këngën e saj të fundit “Ti po gabon” që është prezantuar në programet e
Vitit të Ri.
“Mendoj se ka pasur mjaftueshëm promovim nëpër Kosove, ka arritur
deri te fansat çka është shumë me rëndësi është pëlqyer dhe qëllimi i
këngës është arritur”, përfundoi Zanfina. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi