Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Linda: Jam ndier më e vlerësuar se kurrë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Linda: Jam ndier më e vlerësuar se kurrë  Empty Linda: Jam ndier më e vlerësuar se kurrë

Mesazh nga Vizitor Wed 2 Feb 2011 - 5:10

Linda: Jam ndier më e vlerësuar se kurrë  F.0201174950388_m
Për 50 vjetorin e karrierës së divës kroate Tereza Kesovija e
cila ishte mbajtur më 28 janar në Kroaci, këngëtarja kosovare Linda
Halimi krah saj ka performuar këngën “Kur një ditë të kthehesh ti”.
Linda në një bisedë për Telegrafi.com
ka shpalosur emocionet që kishte pasur atë natë. Ajo ka treguar se
është ndier më e vlerësuar se kurrë. E gjitha çfarë ajo ka dashur ishte
që Kosova të prezantohet sa më denjësisht.
Linda: Jam ndier më e vlerësuar se kurrë  Linda1%281%29
“Jam ndier më e vlerësuar se kurrë. Gjithashtu kam ndier shumë
përgjegjësi që Kosova ime të prezantohet më së miri pasi që unë kam qenë
prezantuesja. Më është dashur që gjithçka ta bëj me përpikëri dhe
fatmirësisht ia dola, sepse publiku kroat me priti në mënyrën më
madhështore... Falënderoj dhe maestron Florent Boshnjakun i cili më ka
mbështetur si në skenë dhe jashtë skenës”, ka pohuar Linda.
Linda ka treguar që është pritur në mënyrë madhështore nga kroatët,
ku sipas saj, secili këngëtar do të dëshironte ta përjetonte këtë
ndjenjë.
“Jam prit madhërisht...Ka qenë një ndjenjë që realisht çdo këngëtar
do të donte ta përjetonte dhe unë arrita ta përjetoj dhe ndihem e
bekuar”, thotë Linda.
Linda: Jam ndier më e vlerësuar se kurrë  Linda2
Halimi, këngëtaren Tereza Kesovija e përshkruan si femrën më pozitive
që ajo ka takuar ndonjëherë. Ndërsa, sipas saj, Tereza së shpejti
pritet të vije në Kosovë.
“Unë kam biseduar personalisht me Terezën dhe më ka thënë se do të
donte të vinte së shpejti në Kosovë. Dhe tani krejt çfarë mund të them
është që së shpejti do të vijë edhe ajo për një koncert këtu. Tereza
është femra më me energji pozitive që kam takuar ndonjëherë”, është
shprehur Linda.
Se sa do të ketë bashkëpunim mes saj dhe këngëtares kroate, Linda ka pohuar se për të do të ishte nder i madh.
“Do të kishte qenë nder i madh për mua... Pse jo një bashkëpunim?
Gjithmonë kam theksuar se më pëlqejnë duetet”, ka përfunduar Linda.
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi