Teuta dhe Blero martohen në shtator
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Teuta dhe Blero martohen në shtator
Aktorja Teuta Krasniqi ka pasur arsye që me datën 27 korrik të festojë dhe të gëzohet pa masë. Të martën ajo festoi ditëlindjen e 28-të, njëvjetorin e fejesës me të dashurin e saj Bleron, si dhe tremujorin e lindjes së vajzës së tyre, Tarës.
“Ka qenë një gëzim i trefishtë. Kam festuar ditëlindjen time, një vjetorin e fejesës me Bleron dhe tre
mujorin e lindjes së vajzës sonë Tarës. Që nga ora 24.00 kur është bërë data 27 korrik e deri në mbrëmjen e orës 24.00, kemi qenë gjatë tërë ditës në festë. Kemi qenë në një piknik bashkë me familjarët e mi dhe
disa familjarë të rrethit më të gjerë. Edhe pse koha nuk na mbajti aq
mirë, mund të them se kemi kaluar për mrekulli”, thotë Teuta Krasniqi për “Zërin”.
Dhurata më e mira për këtë vit ka qenë vajza Tara
Teuta theksoi se ka marr shumë dhurata të ndryshme për ditëlindje, por dhurata më e çmuara është ardhja në jetë e vajzës, Tara.
“Kam marr shumë dhurata nga vëllai, motra, familja dhe gjithë të tjerët. Një
dhuratë shumë të bukur e kam marr nga bashkëshorti ime, Blero i cili
gjithmonë di të më befasoj më gjëra të bukura. Këtë herë më ka blerë një
qafore shumë të bukur me gurë shkëlqyes, madje më gurë të kaltër për
mësysh”, qesh Teuta e cila më pas shton se “dhuratën më të mirë e kam
nga Zoti i cili na ka dhuruar vajzën Tarën, që njëkohësisht ka mbushur
tre muaj”, thotë Teuta duke thënë se para dy javësh e ka pasur
ditëlindjen edhe Blero të cilit siç thotë ajo ia ka dhuruar një dhurata
shumë të bukur por që nuk ka dëshirë ta zbuloj për publikun.
Aktorja Krasniqi pohoi se vajza Tara çdo ditë e më shumë po e shton lumturinë
në familjen e tyre. “Tara është shumë mirë, çdo ditë po rritet, po
trashet dhe po na kënaq. Ajo është gëzimi dhe lumturia e familjes sonë”,
pohoi Teuta.
Dasma në shtator
Çifti Blero dhe Teuta Krasniqi kanë filluar të mendojnë edhe për ceremoninë e dasmës së tyre.
Teuta thotë se dasma do të jetë në muajin shtator, por ende nuk dëshiron
të tregojë datën e ceremonisë.
“Dasma do të jetë në shtator, por datën nuk dëshirojmë ta zbulojmë para kohe”, shprehet aktorja Krasniqi,
e cila më pas flet edhe për kthimin e saj në skenën televizive.
“Pas dasmës, atëherë do t’u kthehem edhe aktivitetet të mia të punës, dhe
sigurisht që nga fillimi i sezonit të ardhshëm do të jem sërish pjesë e
serialit “Kafeneja jonë”, pa i anashkaluar edhe projektet e tjera
televizive”, nënvizoi aktorja e mirënjohur, Teuta Krasniqi.
Info:Hapesira (Board) Forum
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Teuta dhe Blero martohen të dielën
» Blero dhe Teuta martohen deri në vjeshtë
» Më 9 shtator në orën 9:09 martohen 163 çifte
» Teuta dhe Blero u bënë prindër
» Teuta dhe Blero i inkurajuan nënat për gji-dhënie
» Blero dhe Teuta martohen deri në vjeshtë
» Më 9 shtator në orën 9:09 martohen 163 çifte
» Teuta dhe Blero u bënë prindër
» Teuta dhe Blero i inkurajuan nënat për gji-dhënie
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi