105-vjeçarja: Jetoj dhe një shekull tjetër
105-vjeçarja: Jetoj dhe një shekull tjetër
Mund
të jetë shqiptarja më e moshuar, por edhe nëse dikush ka më shumë se
105 vitet e Xhumasë, ajo përsëri mbetet ndër shqiptarët e vetëm që
mbajnë ende mend pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Xhuma Taga, nëna
e Zojes, gjyshja e Hasanit, stërgjyshja e Ivës dhe katragjyshja e
Evaristos, ishte personazhi i vendosur në qendër të emisionit të
pasdites në Top Channel.
Më 10 shkurt të këtij viti, ajo mbushi plot 105 vjeç, edhe pse sipas
saj dhe familjarëve, gjendja civile ia ka ngrënë hakun, pasi mendohet
që nënë Xhumaja është regjistruar disa vite me vonesë.
E ka mendjen top, siç thotë populli dhe po të mos ishte rrëzuar dy vjet
më parë dhe të dëmtonte këmbën, me siguri tani do të levizte pa
problem.
E vetëdijshme për moshën dhe për kurizitetin tonë për të mësuar për
jeten e saj, Xhumaja kërkon përpara intervistës që t’a nxjerrim sa më
mirë në kamera.
”Kam jetuar 106-107 vjeç. Ndoshta do të shkoj edhe 200 vjeçe. E ka
tjetër kush në dorë këtë punë”, thotë njeriu që ka nisur shekullin e
dytë të jetës së saj.
Nënë Xhumaja jeton në fshatin Shullaz të Laçit. Prindërit e kanë lënë
jetime që në moshë të vogël dhe është rritur tek kushërinjte e saj.
”I kam bërë të gjithë punët me dorë, kam rritur tetë fëmijë, nga të
cilët pesë i kam ende gjallë edhe sot. Kam kaluar një jetë shumë të
vështirë”.
Ka përjetuar Luftën e Parë Botërore, të Dytën, Luftën e Ftohtë,
komunizmin e demokracinë, por kujtimi më i hershëm historik është një
këngë që kujton luftën e shqiptarëve kundër Krajlit serb Nikolla, të
cilën e riprodhon në menyrë të admirueshme.
Nënë Xhumaja nuk ka pasur ndonjë regjim ushqimi të veçantë. Nuk ka
përdorur duhanin apo alkoolin, por ka punuar shumë dhe ka dhuruar dhe
marrë shumë dashuri. Për jetëgjatësinë e saj, familjarët japin disa
alternativa.
”Mbase prindërit që i vdiqën herët dhe e lanë jetime i kanë dhënë asaj
të gjithë ditët e tyre”, thotë e bija, Zoja, në dekadën e tetë të jetës
së saj.
Ndërsa djali, Mustafai, jetëgjatësine ia dedikon faktit se e ëma ka
qenë shumë aktive: “As ne të marrë të gjithë bashkë nuk kemi punuar sa
ajo. Ka qenë aq punëtore sa askush nuk ia ka kaluar ndonjëherë”.
Shtati i saj i shkurtër duket se vazhdimisht ka qenë në vëmendjen e
saj. Madje edhe në lidhje me bashkëshortin, i cili e ka lënë para 20
vitesh, por që e kujton pothuaj ditë për ditë për jetën e mirë të
kaluar bashkë.
”Të them të drejtën, burrit më ka ardhur turp t’i qëndroj pranë, se ka
qenë dy metra i gjatë, ndërsa unë dy shuplakë. S’di si më ka mbajtur
për grua, megjithatë nuk i ka dalë keq”, thotë 105-vjeçarja, e cila
ruan ende dozat e humorizmit.
Sipas Xhumasë, mundimet e mëdha të jetës, Zoti ia ka shpërblyer duke i
dhënë një familje të madhe dhe të bukur, ku të gjithë pjesëtarët
jetojnë gjatë. Vajza e saj, Zoja 84-vjeçare, tregon se vetem nga e ëma
bëhen më shumë se 100 trashëgimtarë.
”Vetëm nga barku i nënës ne bëhemi mbi 150 nipa e stërnipa”, thotë
Zoja. Nga më i madhi tek më i vogli dëshirojnë që nënë Xhumaja të
vazhdojë të jetojë me dekada, pasi sakrificat e saj për ta kanë qenë të
pafundme.
”Nënës së vërtetë nuk i thërrasim nënë, por katragjyshes po”, thotë
nipi. “Ajo ka bërë shumë sakrifica. Më kujtohet njëherë që s’kishim
bukë, ka shkuar në Tiranë për të na siguruar bukë”.
E rrethuar me shumë dashuri, 105-vjeçarja përfundoi: “Jetën më të mirë
nuk e njoh dhe nuk e dua. Kush foltë për mua, jetën si unë e shkoftë
dhe mos u pendoftë”. Ndërsa familjarët, i bashkohen të gjithë një urimi
të veçantë: “Nëna, u bëfsh 200 vjeç”.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ingrid Gjoni: Do të jetoj ca kohë në Spanjë
» SHBA, e ëma e qorton, vret veten 6 vjecarja
» 11 vjecarja, 5 ditë në luginën e aligatorëve
» Britani, 20 vjecarja nuk lejohet të futet në lokale
» 19 vjecarja e sëmurë kërkon ndihmë
» SHBA, e ëma e qorton, vret veten 6 vjecarja
» 11 vjecarja, 5 ditë në luginën e aligatorëve
» Britani, 20 vjecarja nuk lejohet të futet në lokale
» 19 vjecarja e sëmurë kërkon ndihmë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi