Italia sjell në Kosovë mjuziklin “Madre Teresa”
Faqja 1 e 1
Italia sjell në Kosovë mjuziklin “Madre Teresa”
Viti që e lamë pas padyshim që i ishte dedikuar shënimit të
100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. Por humanistja më e madhe
shqiptare do të përkujtohet edhe një herë.Skena e Teatrit
Kombëtar të Kosovës është përzgjedhur të jetë nikoqire e shfaqjes
muzikore “Madre Teresa II Musical”. Aktorët italianë Rosa Lemno,
Michelle Pulicelli, Roberto Bertolrtti, Rossana Rossi, Barbara Sciorilli
do të bëhen bashkë për të prezantuar për publikun kosovar rrëfimin për
jetën dhe veprën e Nënës Terezë.
Jeton Neziraj, drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka
konfirmuar për të përditshmen “KohaDitore” se mjuzikli kushtuar Nënë
Terezës do të jepet si shfaqje mysafire më 21 janar.
“Shfaqja vjen në Kosovë e mbështetur nga Konferenca Ipshkvnore
Shqiptare. Ne e kemi parë shfaqjen, por duke qenë në dijeni për ekipin
dhe dedikimin që ka, kemi konsideruar se është e rëndësishme të
prezantohet në Kosovë”, ka thënë Neziraj.
Sipas tij, përveç përmbajtjes së “Madre Teresa” për publikun kosovar është e rëndësishme edhe për një tjetër arsye.
“Përveç temës që trajton, është një element i rëndësishme fakti që
kjo është shfaqje muzikore dhe kjo e bën të duket atraktive për ne.
Thjesht jemi kurioz, sepse shfaqjet muzikore si zhanër skenik janë të
rralla te ne”, ka përfunduar Neziraj duke shtuar se ai do të vazhdojë të
sjell trupa teatrale nga vendet e tjera. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Zac Efron në lidhje me Teresa Palmer?
» Italia dhe Kameruni ndahen baras
» Kosovë hallemadhe
» Shtigjet skiatore ne Kosove
» Për BDI-në më të rëndësishme zgjedhjet në Kosovë
» Italia dhe Kameruni ndahen baras
» Kosovë hallemadhe
» Shtigjet skiatore ne Kosove
» Për BDI-në më të rëndësishme zgjedhjet në Kosovë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi