Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të burgosur në anije

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Të burgosur në anije Empty Të burgosur në anije

Mesazh nga Geri Fri 14 Jan 2011 - 9:35

Të burgosur në anije ANIJA14
Kjo që do të vizitojmë tani, është burgu apo psikiatria më e veçantë në Shqipëri.


Një anije burg, brenda së cilës, anëtarët e ekuipazhit janë të dënuar të qëndrojnë të izoluar.

Ishte fillimi i vitit të shkuar kur kjo anije me flamur grek e me
ekuipazh egjiptian, hodhi spirancën në Shqipëri. Që nga ajo kohë, anija
Evangelizos ka mbetur e bllokuar në këtë port e për rrjedhojë 8 anëtarët
e ekuipazhit përfshi kapitenin jetojnë aty, brenda kabinave, pa e vënë
këmbën në breg, pa mundur të lëvizin, të zënë robër në burgun e tyre
lundrues.

Shikimi i këtyre marinarëve teksa afrohemi reflekton një gëzim të
çuditshëm, pasi dikush që interesohet për 8 shpirtra në mëshirë të fatit
po kthehet në të paimagjinueshëm për të braktisurit e Evagelismos, dhe
situata që na del përpara është në kufijtë e perceptimit të mendjes.

Ndoshta nuk ka asnjë detyrim ligjor por peshën e përgjegjësisë më shumë e
ndjen kapiteni i kësaj anijeje, që në vend të detrave të kaltër, është i
detyruar të qëndrojë peng i bllokuar brenda kalatave të portit.

“Si mund të ketë qenë jeta këto 11 muaj? Siç e shikoni, shumë shumë e
keqe. Anija është e ndaluar, pronari nuk po na sjell asgjë. Na kanë
sjell pak ujë, pak ushqime, pak karburant sa për të ndezur gjeneratorin 1
herë në ditë”, shprehet kapiteni i kësaj anijeje.

Arsyeja kryesore pse kjo anije ka qënë e bllokuar në port ka qenë një
proces gjyqësor i cili këto ditë është zgjidhur duke e lënë të lirë
anijen të lundrojë larg, por sikur të ishte kaq e lehtë.

“Ajo që na pezmaton më shumë është fakti që gjykata na ka lënë të lirë
të ikim por pronari nuk po na dërgon mjete financiare për të lundruar,
si mund të lundrojmë ne deri në Turqi pa karburant?!”, shton kapiteni.


Edhe pse të braktisur nga zotërinjtë e tyre, marinarët nuk e kanë humbur
shpresën sepse jo të gjithë i kanë braktisur: “Autoriteti portual ka
bërë më shumë se maksimumi për të na ndihmuar, por ka disa dokumenta të
paplotësuara, edhe pse ekuipazhi është i gjithi me letra e kontrata të
rregullta.”

Por, si kanë mbijetuar keta tetë burra me shenja serioze depresioni këto
11 muaj, që nga nevojat elementare të jetesës e deri tek familjet në
Egjipt.

“Çdo javë komuniteti mysliman i Durrësit na ka sjellë ushqime. Sa për
higjenën jemi larë me bidona 1 herë në javë apo një herë në 10 ditë.
Dikush nga drejtoria e portit na ka sjellë karta rimbushëse sa për të
folur me familjet që i kemi lënë në mëshirë të fatit”, thotë kapiteni.

Rrëfimet e pjesëtarëve të tjerë janë akoma më delikate. Kryeinxhinieri i
anijes vendos të shfryhet: “Gjithmonë i njëjti problem me këtë pronarin
tonë, gënjen, gënjen, gënjen. Jemi sëmurur të gjihë këtu, unë u bëra me
diabet, një shok pësoi atak në zemër ndërsa kapiteni ka pësuar tre herë
atak.”

Askush këtu nuk ka më se çfarë të bëjë, as kuzhinieri i cili nuk ka me se dhe çfarë të gatuajë.

“Ne jemi akoma gjallë prej mëshirës së njerëzve të xhamisë dhe portit,
madje na ndihmuan edhe të festojmë Ramazanin. Por kur vjen nata këtu
është tmerr, as minutat nuk shtyhen”, rrëfen kuzhinieri.

Në një situatë normale kjo anije për aq kohë sa ka e ankoruar nuk do të
mund të lëvizte më kurrë, por tek porti i Durrësit kanë vendosur t’u
vijnë në ndihmë me çdo mjet të mundshem dhe të pamundur.

Fati i tyre varet vetëm tek karburanti që pritet të mbërrijë, e teksa ne
i lëmë, shpresa duket se qëndron në anije…dhe për pak kohë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi