Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E “burgosur” për një ditë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

E “burgosur” për një ditë Empty E “burgosur” për një ditë

Mesazh nga Geri Thu 30 Sep 2010 - 10:47

E “burgosur” për një ditë E-burgosur Numërojnë ditët kur bien të flenë pasi pjesa më e madhe e ditës iken pa e kuptuar.
Një ditë në burgun e grave është aq impenjative sa që harrojnë qëllimin për të cilin janë aty brenda. Qe ne mengjes te denuarat shperndahen ne detyra te ndryshme. Brenda ambientit te rrethuar me mur te denuarat levizin lirshem dhe ne shoqeruam ato tek detyrat qe ato bëjnë. Diku ne nje rrugice, pas godinave gjendej nje sere e ndertuar nga vete grate per rritjen e luleve Ky quhej kursi i kopshtarise.

“Kemi mbjelle lule te ndryshme mellage etj. Aty matane kemi speca patellxhana per veten tone dhe ua shperndajme shoqeve”, shprehet nje e denuar. Vazhdojme te shohim se me cfare eshte i angazhuar nje grup tjeter. Eshte parukeria e burgut. Njera nga vajzat eshte e dhene pas ketij zanati dhe ka shfrytezuar ditet ketu per t’u pajisur edhe me diplome nga Ministria e Punes per talentin e saj.

“Kam bere ketu kursin dhe kur te dal jam e gatshme ta ushtroj si profesion”, pohon ajo. Dy personazhe te tjera na treguan se kishin mësuar të merreshin me rrobaqepsi. Por ka edhe gra qe jane te punesuara dhe shperblimi i tyre eshte ulje e denimit. Si ndihmes guxhiniere te denuarat perfitonin 4 dite ne muaj. Keto jane te kualifikuara sipas testimit dhe aftesive te tyre per te gatuar. Biblioteka ishte vendi me i dashur per dashamireset e leximit. Personi me i afert i te denuarave eshte punonjesja sociale e cila angazhohet cdo dite me psikologjine dhe gjendjen emocionale te tyre. Jo pak here grate akumulojne stres duke ia percjelle ate njera-tjetres.

Dhe ne raste te gjendjes jo te mire mendore apo deshires per te qendruar e vetmuar, ka nje vend te vecante me kushte te njejta jetese por e ndare nga grupi. Nje dhome te vecante kane nenat me femije duke u mundesuar atyre nje ambient cerdheje nen kujdesin 24 ore te edukatoreve. Ka pak kohe qe nje femije eshte larguar nga burgu pasi kishte plotesuar ditet. Oret e pasdites kalojne pa shume angazhime duke qendruar neper dhoma.



Foto
E “burgosur” për një ditë Grate-burgE “burgosur” për një ditë Grate-burg1E “burgosur” për një ditë Grate-burg2E “burgosur” për një ditë Grate-burg3
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi