Meta jep dorëheqjen nga qeveria: Por krimi i ogranizuar s’do të triumfojë
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Meta jep dorëheqjen nga qeveria: Por krimi i ogranizuar s’do të triumfojë
Ilir
Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka dhënë dorëheqjen
nga detyrat qeveritare, të zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të
Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. Në një konferencë për shtyp, Meta
tha se nuk e konsideronte të mjaftueshme vetëm lënien e imunitetit për
t’u përballur me ligjin dhe drejtësinë dhe se duke mbajtur detyrat në
qeveri nuk mund të ishte plotësisht në dispozicion të drejtësisë për të
hedhur dritë mbi atë që ai e quajti një montazh të dështuar mafioz e
kriminal.
Ilir Meta: “Jap dorëheqjen e parevokueshme si ministër i
Ekonomisë dhe si zëvendëskryteministër. Dorëheqjen ia kam komunikuar
kryeministrit Berisha dhe pas këtij momenti jam në dispozicion të
prokurorisë për hetim. Ky ka qenë dhe mbetet vendimi im personal dhe
mbetet gjithashtu i parevokueshëm. Nuk mund të paraqitem si
zëvendëskryeministër dhe ministër në prokurori.Shqipëria nuk mund të
merret peng nga krimi i organizuar dhe monstra si Dritan Prifti, i cili
ka një të kaluar kriminale”
Por Meta ka paralajmëruar një betejë ligjore ndaj DritanPriftit, të
cilin e akuzoi për përfshirje në afera korruptive dhe për një të kaluar
me precedent të rrezikshëm kriminale. Meta tha se pas kësaj, ai do të
punojë për të forcuar më tej koalicionin qeverisës, për t’I dhënë
goditjen e fundit, siç u shpreh ai, krimit të organizuar.Kjo është hera e
tretë që Ilir Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare, për shkak të
përplasjeve politike në subjektet ku ai ka aderuar dhe drejtuar. Në
janar të viti 2002 ai dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, ndërsa
në korrik të vitit 2003 u dorëhoq nga posti i Ministrit të Jashtëm, çka u
pasua edhe me largimin nga Partia Socialiste dhe krijimin e Lëvizjes
Socialiste për Integrim.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Qeveria do të financojë vetëm 4 përvjetorë të shqiptarëve
» Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000
» Korrupsioni Qeveritar ne shkallet me te larta.... Meta urdhera Priftit per afera ne koncensione
» Qeveria e Kosovës uron SHBA-të për vrasjen e Bin Ladenit
» Sheshi, qeveria bllokon bashkinë
» Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000
» Korrupsioni Qeveritar ne shkallet me te larta.... Meta urdhera Priftit per afera ne koncensione
» Qeveria e Kosovës uron SHBA-të për vrasjen e Bin Ladenit
» Sheshi, qeveria bllokon bashkinë
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi