Korrupsioni Qeveritar ne shkallet me te larta.... Meta urdhera Priftit per afera ne koncensione
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Korrupsioni Qeveritar ne shkallet me te larta.... Meta urdhera Priftit per afera ne koncensione
Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor.
Prifti: Po cfarë problemi ka?
Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.
Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?
Më pas dy zyrtarët e lartë vijojnë bisedën për një cështje tjetër. Pamjet tregojnë se Prifti është i gatshëm të plotësojë cdo kërkesë të Metës, që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.
Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.
Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.
Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.
Por aferat mes numrit dy të qeverisë dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës nuk mbarojnë me kaq. Ata diskutojnë për cështjen e një hidrocentrali, ku Meta thotë se nëse i jep lejen një personi të afërt me të, merr një fitim prej 7 për qind.
Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.
Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.
Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.
Prifti: Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.
Pas telefonatës:
Meta: Për emrin tim, prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes... se prokuroria e hap...
Similar topics
» Korrupsioni në nivelet e larta të qeverisjes
» Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000
» Afrikë e Jugut, plan qeveritar kundër virusit HIV
» Meta jep dorëheqjen nga qeveria: Por krimi i ogranizuar s’do të triumfojë
» Pse gratë veshin take të larta?
» Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000
» Afrikë e Jugut, plan qeveritar kundër virusit HIV
» Meta jep dorëheqjen nga qeveria: Por krimi i ogranizuar s’do të triumfojë
» Pse gratë veshin take të larta?
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi