Alienët ekzistojnë, lajm i gëzueshëm
Alienët ekzistojnë, lajm i gëzueshëm
Një studim i
psikologut amerikan Albert Harrison zbuloi se shumica e njerëzve në botë
nuk do të frikësoheshin nëse lajmi i ekzistencës së qënieve
inteligjente nga planetë të tjerë do të konfirmohej.
Studimi tregon se përceptimi i
njerëzve ka ndryshuar në mënyrë drastike që prej vitit 1961, kur
administrata amerikane paralajmëroi se provat për alienë mund të
ngjallin një panik të përgjithshëm në popullsi.
Jo vetëm që njerëzit nuk do të frikësoheshin, por një pjesë e mirë e
tyre do të ishin edhe jashtëzakonisht të lumtur nëse provohet se nuk
jemi të vetëm në hapësirë.
”Zbulimi i qënieve jashtëtokësore do të ishte shumë më i pranueshëm tani
se sa ka qenë për brezat e shkuar, kryesisht pasi avancimi i ndjeshëm i
teknologjisë në dekadat e fundit ka krijuar besim të madh midis
njerëzve”, deklaroi Harrison.
Gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës
beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe një pjesë e mirë e tyre
mendojnë edhe se objekte të painentifikuara fluturuese kanë zbarkuar
tashmë.
Për herë të parë, ishte një gazetë nga Nju Jorku e vitit 1840, ajo që
raportoi zbarkimin e një UFO-je nga Hëna. Më vonë, shkencëtarët e kohës
argumetuan se pothuajse me siguri, mund të provonin për ekzistencën e
një civilizimi të vërtetë në Mars.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Taket më të këqija që ekzistojnë
» LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!
» Malet e "Avatar" ekzistojne!
» LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!
» Malet e "Avatar" ekzistojne!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi