Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Shko poshtë

LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!! Empty LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Mesazh nga Geri Mon 27 Apr 2009 - 5:53

Drejtuesit e FSHF-së po projektojnë në krye të pankinës kuqezi Ljupko Petroviçin
Një serb përçan KombëtarenNjë serb përçan KombëtarenTifozët në
Shqipëri dhe Kosovë tronditen nga lajmi. Trajneri: Gati të vij aty!

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë seriozisht idenë
për të vendosur në krye të Kombëtares shqiptare një trajner serb.
Ljupko
Petroviç, 62-vjeçari i lindur në një provincë boshnjake, por me
prejardhje dhe me familje të pastër serbe, ka joshur presidentin e
FSHF-së, Armand
Duka, i cili e ka renditur atë në krye të listës së trajnerëve që mund
të ulen në stolin kuqezi. Sipas një të përditshmeje shumë të afërt me
FSHF-në
dhe me presidentin Duka, Petroviç është kandidati kryesor për të marrë
drejtimin e skuadrës sonë përfaqësuese. Federata, zyrtarisht nuk e ka
pohuar
një lajm të tillë, por as nuk e ka mohuar
atë. Duke ditur se një fakt i tillë prek menjëherë krenarinë e
shqiptarëve, ndryshe nga herët e tjera, në rast se lajmi do të ishte
i pavërtetë, FSHF-ja nëpërmjet një komunikate për shtyp, fare mirë mund
ta mohonte interesimin për teknikun serb. Kjo nuk ndodhi, pasi deri në
orët e
vona të mbrëmjes së djeshme, nuk ka pasur asnjë reagim, qoftë edhe në
uebfaqen zyrtare të FSHF-së. Një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk e kanë
mirëpritur aspak faktin që një trajner serb mund
të drejtojë skuadrën tonë Kombëtare.
Lajmi se trajneri serb Ljupko Petroviç është një ndër të preferuarit e
presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe se ka shumë gjasa që ai të
marrë
drejtimin e Kombëtares shqiptare, është përhapur me shpejtësi edhe në
Kosovë. Ashtu siç mund të mendohet, atje reagimi ka qenë akoma më i
ashpër, duke
shkaktuar shumë pakënaqësi, madje një pjesë e tifozëve dhe e
sportdashësve nuk kanë dashur ta besojnë një gjë të tillë. Trajneri
Trajneri serb, Ljupko
Petroviç, e ka lënë të hapur mundësinë që të marrë drejtimin e
Kombëtares shqiptare në të ardhmen.
“Shqiptarët para pak kohësh për shkak të rezultateve të dobëta
shkarkuan holandezin Ari Hanin dhe tani dëshirojnë të marrin një
strateg që mund të
bëjë punë të mirë me përfaqësuese të dobët”, ka thënë Petroviç për
tanjug.rs. Ish-trajneri i Cërvena Zvezdës së Beogradit, me të cilin
klub arriti
edhe suksesin më të madh në karrierë,
duke e shpallur kampione të Evropës më 1991-in dhe të botës (1992), ka
ironizuar paksa FSHF-në, duke thënë se “kërkesat e tyre (shqiptarëve)
mund t’i
përmbushë edhe Miroslav Blazheviç, që po arrin suksese të mëdha me ekip
mesatar (Bosnja)”. Megjithatë, ai nuk fsheh
interesimin për një sfidë të re në karrierën e tij. “Në këtë çast nuk
kam kontakte zyrtare me krerët e Federatës Shqiptare, por mund të them
që më
vjen mirë që puna ime po vlerësohet edhe në Shqipëri, - ka thënë
Petroviç. - Jam i interesuar për sfida të reja”. Aktualisht ai është pa
skuadër.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!! Empty Re: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Mesazh nga Geri Mon 27 Apr 2009 - 5:53

Serbët tregohen cinikë


Tifozët serbë kanë gjetur rastin që të krenohen, por njëkohësisht edhe
të tregojnë cinizmin e tyre, duke shpërfillur rëndësinë e ekipit
kombëtar
shqiptar. Në forumet e tifozëve në uebsajtin “B92.net”, kanë qenë të
shumtë tifozët serbë, të cilët e kanë komentuar lajmin se Ljupka
Petroviç mund të
drejtojë Kombëtaren shqiptare. “E shikoni sa poshtë kanë rënë trajnerët
serbë, aq sa tani u kërkohet të drejtojnë skuadra të nivelit si
Kombëtarja e
Shqipërisë”, shkruhej në disa nga komentet e publikuara në forum.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi