Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushqimet që të bëjnë të bukur

3 posters

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Ushqimet që të bëjnë të bukur Empty Ushqimet që të bëjnë të bukur

Mesazh nga Geri Sat 8 Jan 2011 - 3:19

Ushqimet që të bëjnë të bukur Ushqimet

Çdo ditë nëpër
revista mund të lexosh për qindra receta dietash të ndryshme, të cilat
duhet të ndihmojnë në humbjen e peshës. Shumë prej tyre të ndihmojnë me
të vërtetë, por është e rëndësishme që secili prej nesh të dijë se cilët
janë ato ushqime nga të cilat nuk duhet të heqë dorë.

Një revistë amerikane nxorri një
listë me ushqimet të cilat janë provuar se ndihmojnë në bukurinë e
njeriut. Peshku, spinaqi apo vaji i ullirit janë të gjithë në gjendje të
bëjnë që lëkura jonë të duket më e bukur, ndër efektet e shuma pozitive
që kanë në trupin tonë.

Peshku – Përveçse i dobishëm për trurin, ky lloj mishi përmban edhe
yndryrrna të dobishme dhe të padepozitueshme, të cilat ndihmojnë në
zbutjen e lëkurës dhe mbajtjen e një niveli të duhur të hidracionit në
të.

Jogurti – Jogurti natyral dhe jo ai që shpesh gjejmë në supermarkete të
përzjerrë me fruta apo çokollatë, është provuar se mund të përmirësojë
ngjyrën e fytyrës dhe lëkurës sonë.

Ushqimet e detit – Tek sepjet, karkalecat, kallamarët apo oktopodhët
gjenden shumë minerale të ujit të detit, shumë të dobishme për të
forcuar thonjtë apo flokët. Lëkura gjithashtu përfiton.

Dridhërat – Buka apo orizi i bardhë përmbajnë shumë vitaminë B dhe
hekur. Këto elementë janë të dobishëm për ndërrimin e gjakut e si
rezultat, edhe për një pamje sa më të shëndetshme.

Lajthitë dhe bajamet – Përmbajnë vitaminat A dhe E, antioksidantë që
mbrojnë lëkurën nga rrezatimet e dëmshme dhe ruajnë elasticitetin e saj.

Djathi i fortë – Si emental, parmezan apo konte përmban shumë kalcium,
materjal që forcon dhe zbarth veçanërisht dhëmbët. Askush nuk duhet të
heqë dorë nga një fetë prej 100 gram djath në ditë, as atëherë kur është
në dietë.

Avokado – Fruti ekzotik është në gjendje të mbajë lëkurën dhe flokët të
butë. 30% e frutit përbëhet nga një lloj vaji natyral, në gjendje që të
rigjenerojë qelizat.

Vaji i ullirit – Në Mesdhe konsiderohet prej kohësh jo vetëm si një
produkt, por edhe si një ilaç. Zëvendësimi i vajrave të tjerë me atë të
ullirit, sa herë që është e mundur, mbetet i rekomandueshëm.

Qershitë – Nuk janë vetëm shumë të shijshme, por edhe tepër të pasura me
vitaminë C dhe E. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjen,
një substancë që ndihmon në ruajtjen e një paraqitjeje sa më të re.

Spinaqi – Është i pasur me vitamina A, B, C, E dhe hekur. Ashtu si edhe
kivi është i rekomandueshëm që të përdoret sa më shpesh që të jetë e
mundur.

Karotat – Kartotat përmbajnë me shumicë beta-katoten, përbërës i cili i
jep një ngjyrë aq të fuqishme të portokallinjtë. Substanca ndihmon jo
vetëm sytë, por edhe lëkurën që të luftojë çdo inflamacion që mund të
shfaqet.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqimet që të bëjnë të bukur Empty Re: Ushqimet që të bëjnë të bukur

Mesazh nga Bani Sat 8 Jan 2011 - 18:49

epo po i vazhdoj kto une o gero , se dua te jem i bukul , hahahahah hahaha
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqimet që të bëjnë të bukur Empty Re: Ushqimet që të bëjnë të bukur

Mesazh nga Merisa Sat 8 Jan 2011 - 23:04

Hahah skom nevoj me hanger diqka per tu bere e bukur sepse Zoti vet me ka falur te bukur... Very Happy
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqimet që të bëjnë të bukur Empty Re: Ushqimet që të bëjnë të bukur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi