Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PRITJE ME KANUN

Shko poshtë

PRITJE ME KANUN Empty PRITJE ME KANUN

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 27 Dec 2010 - 5:39

PRITJE ME KANUN

Ndodhi se ç´na ndodhi
s´di kështu a ka ndodhë kund
shumë vite na i mori
pritja me kanun.

Kur u thirr Kanuni
tubuan krejt shtresën
edhe djajtë me bishta
na u shëndrruan në engjuj.

Edhe kur Kanunin
atë ditë e kanë shpallë
emruan ministra
edhe kryetarë.

U veshën n´kostume
me shallë e jelek
Evropës marshuan
i ranë cep më cep.

Na doli paria
seç i mësynë ahengjet
kërkojnë nga varfëria
hapni më shumë qeset.

Janë paratë e juaja
për këtë tokë shpëtim
pa to për ne thuaja
s´ka internacionalizim.

Ne i themi Evropës
kemi zgjedhë Kanun
prej jush do kërkojna
përkrahëje më shumë.

Armiku na drodhi
na hypi ,na zbriti
Kanuni lot rrodhi
n´konferenca shtypi.

Nxu duke pritë Prishtina
Faktorin e huaj
ata jepnin këshilla
dëgjo e mos luaj.

Ne do ju përkrahim
nxjerrim rezoluta
ju të ruani paqën
të mos shpërthej lufta.

Paria modeste
ulur në kolltuqe
ata hiq pa vese
rinia në burgje.

Të premten ju shihej
një qeshëje djallëzore
thonin kështu i dilet
një zgjidhje paqësore.

Ku ka dreq në glob
e falemenderojnë
që na e zgjatë do mote
këtë "STATUS QUONË"

Që prej asaj dite
kur u vu Kanuni
më nuk na u ndal dhuna
kurrë nuk na u nda huri.

Paria na thërrisnin
ruani gjakftohësinë
durimin na e mbasnin
me dajak mbi shpinë.

Bota zu t´mahnitej
me këtë kanun t´pritjes
as si ngjante malit
as si ngjante librës.

Një ditë u mërzitën
populli nga kanuni
kanunin e prishën
kërciti dum-dumi.

E kanë nxënë paria
n´çka dijnë me u përbe
kjo krismë s´është e jona
as s´ka t´bëjë me ne.

Nga ne kush se di
kjo rrufe nga rrodhi
kërkojmë këtë zbulim
të thotë Interpoli.

Ndodhi se ç´na ndodhi
zu me u qartë Kanuni
Kush me sherr e pati
ka me mbetë përfundi.

Shaban CAKOLLI

Revista"RRUGA JONË"
30 gusht 1997 Lyon(Francë)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi