Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse gjumi eshte i mire?!

Shko poshtë

Pse gjumi eshte i mire?! Empty Pse gjumi eshte i mire?!

Mesazh nga Vizitor Wed 15 Dec 2010 - 0:28

Nevoja njerezore per gjume ndryshon nga nje njeri te tjetri. Ka njerez qe jane te "vdekur" per gjume dhe ka nga ata, qe mund te flene vecse pak ore gjate nates. Studime te shumta kane nxjerre qe cdo njeri ka nevoje mesatarisht per tete ore gjume ne nate dhe sidomos eshte e nevojshme te besh nje gjume te rregullt. Prirja aktuale eshte fjetja perhere e me pak dhe shume shpesh rendesia e gjumit nenvleresohet pa mase. Flihet me pak per te punuar me shume, per te studiuar me shume, per t'i kushtuar me shume kohe vetes... Ajo qe shume njerez nuk kuptojne, perkundrazi, eshte se duke fjetur me shume dhe me me shume rregullsi mund te punohet, studiohet dhe jetohet shume me mire.


a)Pakeson rrezikun e semundjeve:
Eshte vertetuar se nje njeri persosmerisht i shendetshem, pasi ka humbur pese ore gjume, prodhon me pak qeliza te sistemit imunitar dhe rrjedhimisht, eshte shenjester me e mundshme e semundjeve.

b)Ruan forcen e muskujve:
Sipas studimeve te shumta, nje mungese e forte gjumi mund te shkaktoje nje pakesim te ndjeshem te forces muskulore.

c)Te ndihmon te mbash trupin ne forme:
Mund te duket e cuditshme, por pikerisht gjate gjumit organizmi prodhon 70% te dozes se perditshme te hormonit te rritjes (GH), i cili vihet ne pune per te riperteritur lekuren dhe per te formuar inde te reja kockore dhe muskulore.

d)Ul tensionin e larte:
Njerezit qe flene mesatarisht me pak se tete ore ne nate, ne mengjes kane nje tension me te larte se zakonisht.

e)Ruan fuqine seksuale:
Gjumi eshte shume i rendesishem per nje funksionim te mire te organit, sepse gjate aktivitetit te tij naten fluksi i gjakut i sjell oksigjen dhe lende ushqyese te domosdoshme.

f)Te ben te ndjehesh me mire me veten dhe te tjeret:
Ata qe flene pak dhe keq, gjate dites zakonisht jane te tendosur, gjithe nerva dhe e kane me te veshtire ta lene veten ne dore te emocioneve pozitive.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi