Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndihem mirë me të dashurin, fejesa është në planet tona’

Shko poshtë

Ndihem mirë me të dashurin, fejesa është në planet tona’ Empty Ndihem mirë me të dashurin, fejesa është në planet tona’

Mesazh nga Jerenim Sun 19 May 2013 - 6:19

Ndihem mirë me të dashurin, fejesa është në planet tona’ _ndihem_mire_me_te_dashurin_fe
Edhe pse këngëtarja Anjeza Shahini nuk ka pranuar të japë detaje për lidhjen e saj dyvjeçare me diplomatin anglez, ajo është mjaftuar me një pohim të sigurt: “Po, jam me dikë që e dua”. “Panorama Plus” zbuloi e para lidhjen e saj dyvjeçare me diplomatin anglez Pol, i cili aktualisht jeton në Londër.

Më pas u botuan fotot e tyre të para, duke shuar kuriozitetin e fansave të Anjezës, për të mësuar se ku ishte i dashuri i saj, një i huaj që nuk merret me artin. Ai ka qenë një fans i këngëtares ndërsa ajo këndonte “live” në Tiranë, dhe për këtë arsye ishte ai që shfaqi interes i pari për Anjezën.

Pas këtij lajmi, Anjeza tashmë ka vendosur të japë një intervistë televizive në programin “Drejtpërdrejt” në TVSH, ku ka rrëfyer detaje nga karriera e saj, duke u ndalur shumë pak dhe në lidhjen e përfolur.

Pyetjes së moderatores së programit, Hygerta Sako, se si ishte e vërteta e lidhjes, Anjeza iu përgjigj: “Po, jam në një lidhje dhe ndihem mirë më të dashurin tim. Ndonjëherë na kanë bërë dhe të fejuar, por dua të sqaroj se deri tani jemi thjesht në një lidhje, por fejesa është në planet tona. Dhe, kur të ndodhë, do i qeras të gjithë me llokume”, tha ajo duke qeshur.

Lidhja e saj me diplomatin Pol u mbajt për dy vite e fshehtë deri në fillim të këtij viti, kur Anjeza udhëtoi drejt Londrës, për të kaluar pushimet pranë të dashurit për të dytën herë atje. Këngëtarja dhe Pol kanë mundur ta mbajnë sekret lidhjen e tyre prej dy vitesh, për arsyen se Pol punonte pranë Ambasadës së Anglisë në Tiranë, dhe lajme të tilla për jetën private nuk do i shërbenin profesionit të tij.

Tashmë, ai është kthyer me punën në Angli dhe në këtë lidhje dashurie në distancë u duhet të udhëtojnë ai në Tiranë dhe Anjeza në Londër. Kjo është hera e parë që 25-vjeçarja, e njohur prej 10 vitesh në muzikë, po deklarohet hapur në një lidhje.

Në të njëjtin program në TVSH, ajo foli për punën e re në Drejtorinë e Krijimtarisë pranë Ministrisë së Kulturës, si dhe për një klip të ri që do të publikohet këto ditë. Në klipin e ri ajo këndon për kolonën zanore të filmit “Dashuria në Bjeshkët e Namuna” të regjisorit Ekrem Kryeziu. Premiera e filmit u shfaq në kinema “Imperial” në Tiranë, Kosovë e diasporë dhe Anjeza interpreton këngën e kompozuar nga Edmond Zhulali.
Jerenim
Jerenim
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 166
 <b>Piket</b> Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : As un nuk edi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi