Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, vritet me thikë një 40 vjeçar

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Tiranë, vritet me thikë një 40 vjeçar Empty Tiranë, vritet me thikë një 40 vjeçar

Mesazh nga Geri Sun 5 Dec 2010 - 9:25


Një 40 vjeçar humbi jetën në orët e mbrëmjes pasi kishte marrë plagë të rënda në trup, gjatë një konflikti në një lokal në Laprakë.
Policia sqaroi se ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Pallatet e Malajzianit”. Policia e cila u lajmërua nga kalimtarë të rastit pak çaste pasi kishte ndodhur vrasja u vu menjëherë në ndjekje të autorit të krimit, Ferat Skataj duke e arrestuar atë në Kamëz.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, autori i krimit dhe viktima kanë qenë klientë në të njëjtin lokal dhe kanë
filluar të konfliktohen. Më pas autori i vrasjes Skataj, ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë në trup shtetasin Petrit Mataj. Ai ka plagosur rëndë edhe shtetasin Dritan Murati, i cili hyri në konflikt për të ndihmuar viktimën.

Të dy të dëmtuarit u dërguan menjëherë në
Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku njëri humbi jetën, ndërsa shtetasi
Dritan Murati vazhdon të jetë në gjendje të vështirë shëndetësore.

Pasi ka kryer vrasjen 34 vjeçari Skataj është përpjekur t’i fshihet policisë, por nuk ka mundur dot.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi