DIN MEHMETI
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
DIN MEHMETI
NATA E POETËVE
Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje
Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit
Shpirti i tyne shesh betejash
Nga temperatura e fjalëve
Vdesin ngadalë pa klithma
Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje
Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit
Shpirti i tyne shesh betejash
Nga temperatura e fjalëve
Vdesin ngadalë pa klithma
Shaban Cakolli- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 3445
Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009
Re: DIN MEHMETI
POEZI TË DIN MEHMETIT
SYTË QË SHKREPIN DASHURI
nga Din Mehmeti
M'janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita ,o fëmij.
--Eja ,biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!...
Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
e kurr s' të kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s'të kam shkrumuar jetën me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!...
Të kam përkundur buz vatrës
nën flaken e zbeht të një une
e shpesh kamë ikur përrenjve
me djepin tand ngarkuar
në tojt e një plunge.
Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!...
bregores sime të lulëzuar
eshtërat le të më kallen nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatres së re
duke vluar...

KËNDO OSE VDIS PA KLITHMË
nga Din Mehmeti
Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë
këndo derisa të vallzojn yjet
rreth diellit
si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë
lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë
Këndo derisa të pëlcasiësh
si kripa në flakë
vajto po të duash
kosave të egra s'do të mundesh t'u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtun...
Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
--majet më të larta e hëngrën qiellin
e zjarrtë
e shteku i rrezeve kërkon veten në breg...
e bregu bregun pas bregut në breg....
I bukur është vetem zogu në fluturim
që me puhin e krahëve të rreshk
këndo ose vdis pa klithmë..

GJAKOVE - Mbreme ne Gjakove ne moshen 78-vjecare u nda nga jeta poeti yne i mirenjohur Din Mehmeti.
Din Mehmeti lindi ne 1932 ne fshatin Gjocaj te Junikut. Ka studiuar per gjuhe dhe letersi shqipe ne Universitetin e Beogradit. Ka qene profesor shumevjecar ne Shkollen Pedagogjike te Gjakoves.
Sic raporton Qik, ne oren 12,00 ne Gjakove do te mbahet nje mbledhje perkujtimore, ndersa varrimi behet ne oren 14,00 ne varrezat e qytetit ne Gajkove.
Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe nje drame, Din Mehmeti njihet kryesisht per poezine e tij figurative, e cila eshte botuar qe nga viti 1961 deri ne vitin 1999 ne 16 vellime. Poezine e pare e botoi ne vitin 1949 ne revisten letrare Jeta e re.
Vepra e tij me te njohura jane: Ne krahet e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e drites (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar ne furtuna (1981) Agu, drame (1982), Prape fillimi (1996), Klithme eshte emri im ( Tirane 2002), Mos vdis kur vdiset (2001).

Similar topics
» Bertina Mehmeti jeta ime ndryshoi totalisht
» Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së
» Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së
:: Bota Shqipetare :: Letërsia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi