Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së Empty Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Mon 1 Mar 2010 - 8:29

Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së 7281mc

Shkup, 1 mars - Projekti ‘Shkupi 2014’ pasqyron potencën e faktorit politik maqedonas në pushtet VMRO-DPMNE dhe impotencën e partnerit shqiptar, BDI. Këto komente i bëri analisti politik, Kim Mehmeti gjatë një tribune të organizuar nga Shoqata për Edukim Arsimor ‘Klubi Elita’ me temë ‘Shkupi 2014, Projekt kundër bashkëjetesës’, raporton Alsat. Mehmeti gjithashtu rikujtoi partinë politike shqiptare në pushtet se nuk duhet të kënaqet me disa buste të figurave shqiptare që do të vendosen në sheshin Maqedonia, por të shqetësohet për atë se ndërtesat që po ngrihen buzë Lumit Vardar do të jenë mure që do ndajnë Shkupin në dy pjesë.
“Kur ju përballeni me ndonjërin që dëshiron të ndërtojë mure, që dëshiron ndarje ju keni dy zgjidhje: ose ta bindni se ajo është e dëmshme dhe nuk shkon në favor, pra të të gjithve që jetojmë në këtë shtet, ose duhet ta bindni se jeni bashkëpronar i asaj që ai dëshiron ta ndajë. Është e kotë nëse një vëlla dëshiron ta ndajë shtëpinë e ju të viheni në mbrojtjen e saj kur e shihni se ai ka tendenca prej ditës në ditë ai ndërton mure dhe u tregon deri ku e ke kufirin. Atëherë ju duhet ta nxirrni tapinë dhe t’i tregoni se si do të shkojë ndarja ose nëse jeni i paaftë atëherë duhet t’i nënshtroheni fatit”, vlerësoi analisti politik, Kim Mehmeti.
Ndërkohë pjesëmarrësi tjetër në këtë tribunë, rektori i Universitetit Ballkanik në Shkup, Hyner Senxhan tha se autoritetet e kanë patjetër që në projektin Shkupi 2014 të fusin dhe Xhaminë Burmali, pasi vetëm ashtu qyteti do të reflektojë si multi-etnik dhe multi-konfesional.
“Unë kur kaloj Urën e Gurit gjithmonë kujtoj se kam nevojë të lexoj lutjen Kuranore Fatiha, gjithashtu kur kaloj këndej unë ndjej dy dhimbje meqë nuk shoh Xhaminë Burmali në vendin e saj të mëparshëm dhe tyrben e Ymer Shah Sulltanit. Unë mendoj se Xhamia Burmali duhet të jetë shkak që ne myslimanët do të duhet pak të ndalemi dhe të mendojmë për identitetin tonë islam”, u shpreh Hyner Senxhan, Rektor i Universitetit Ballkanik. Profesori universitar Ferid Muhiq projektin ‘Shkupin 2014’ e cilësoi si të dëmshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike po i shpie drejt një konfuzioni.
“Duke menduar se po afirmon identitetin e vet, Qeveria nuk ka paraparë që të rindërtojë Xhaminë e cila më tepër se 450 vite ka ekzistuar. Bëhet fjalë për objektin më të vjetër që ka qëndruar në Shesh. Pastaj asnjë tjetër objekt nuk ka qëndruar aq gjatë sa Burmalia. Tash nuk do ndërtohet objekti që është rrënuar kur dhe prej kujt? Është rrënuar vitin 1925 nga autoritetet serbe dhe kush janë ata, okupatorë të Maqedonisë”, nënvizoi Ferid Muhiq, profesor universitar.
Ndërhyrjet në pamjen e Qendrës së Shkupit që planifikohen të bëhen në kuadër të projektit “Shkupi 2014” kanë alarmuar sektorin civil si dhe partitë politike opozitare, kurse shumica nga to vazhdojnë të vlerësojnë se ky projekt do të shkaktojë përçarje ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi