Poezi nga Skender Braka
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Poezi nga Skender Braka
Sot është dita e parë pa ty...
Pikëllimin hodhi vjeshta syve tanë të trisht.
Vajtimin e harpës, prej fillit të dhimbjes përcjell
me shtullungat grirore të agut.
Gjakush..para se lajmin e hidhur të merrja,
vargjet e tua të fundit kishin mbrritur
tek unë si një tufë borziloku, të ardhura prej Kërçovës
si një lastar ulliri këputur në lulëzimin e tij të epërm.
Më tepër se një kujtim, vargjet e tua janë për mua
hambari i një jete të pashkruar
mbushur prej fares së ruajtur,
mbjell grunoreve të lartësive rrahur prej erërash.
Si dëshmi e një kombi të gjymtuar,
gjithë prej një balte baltuar,
që mëse një herë, shkuar në zgrip humnerash. ,
Tingëllima e një zëri të padëgjuar.
Ofshama e një jete,të nëpëkëmbur,
që domosdoshmërisht duhej ndryshuar
Klithma e një kombi, prej nënës ,padrejtësisht mënjanuar.
Gjakush.. ty smundën të ta shuanin
dot zjarrin e shpirtit erërat e malit.
S’ta njomënin dot buzën e zhuritur dëbora e kristaltë.
Shpirti yt kish mbetur skllav i vargut të lindur
përmes ëndërrash të këputura,
permes koordinatash të pafundëme,
humbur thellësisë së një zbrazëtire.
Gjakush... si mundem të të vijë unë sonte tek ty
me lotin e coptuar prej hidhërimit.
Si mundem të të vij tek ty me këtë buqetë lotësh ?
Tokës tënde bujare, mizorish keqtrajtuar,
ti mbolle trandafilët e bukur prej kohësh të humbur
dhe me emrin tend, nëna Shqipëri,
hapi sytë e një mëngjesi të munguar.
Unë u ula mbi vargjet e tua,
Për të thithuer aromën e tyre,
lindur prej asaj toke të pëcëlluar.
Madhështija jote ndiqte gjurmët e murrizave,
permes ajërit të gjelbër të livadheve.
Atje ku nuk arinin të të kapnin hijenat që të ndiqnin,
për të detyruar të mohoje se dije të këndoje.
Për së gjalli kërkonin të varrosnin,
por ti pranove më mire të fluturoje.
Jepëmi vargjet e tua vëlla.
Jepëma poezin tënde, të mbush zbrazëtirën,
për të ardhur në Universin tend.

Re: Poezi nga Skender Braka
Drejtësi e dështuar….
Ndryshe ç’ mund të them për këtë drjetësi të dështuar
Mbi letra ç’mendim mund të hedh për organin e akuzës
Imazh i saj përdhosur është, prej mostra apostujsh
Nga pacipësitë e tyre si prej erërave planetare keqtrajtuar
Në odën e fajësisë, me të çakorduarën peshore të diktuar
prej së njëjtës kupolë ku çdo tingull zëri njëherësh humbet
kilogramët e mëkateve rrek njëanësishëm për të peshuar
dhe arsyeja e shëndosh prej pafuqishmërisë vetveten vret,
C’mund të them për drejtësin ,kësaj nate të vetmuar.
Kur mbi të, besimin shoh të humbas në sytë e miljonave.
Me të tejskajëshmet manipulime, drejtësia eshtë kryqëzuar.
Vidhisur tempulli i saj në gorgat e thella të kohërave.
Dremisin të harruara në fletët e çngjyrosura të kalendareve,
datat ogurzeza, që memorjen njerëzore çdo ditë ngacmojnë,
Të fshira prej inkuizitorëve, mbulur mes pluhurit të sirtareve.
Në të tjera inkriminime vemjet e pushtetit tinëzisht nxitojn.
Prej gongut të saj i çuditur rizgjohem dhe një here
Fal zotit them , si mundem të kem mbetur i gjallë
Si mundem të marrë frymë në këtë natë skëterrë
Prej pafundësisë së qelbësirllëkut askush s’mund të dal

Sytë e tu....
Sytë e tu, dy liqenj të kulluar janë
dy oqeane kaltërsie
dy konstelacione yjësie
me ëndërra mbushur pafundësisht
dhe miljona grimca pafajësie.
Në sytë e tu shoh reflekse jete ,
tek ta rrethuar me ngjyrime
shoh brënda tyre veten time.
Në sytë e tu të rroj një orë
një jetë kam rrojtur pa shqetësime,
Sytë e tu, dy liqenj të kulluar janë
dy oqeane kaltërsie
dy konstelacione yjësie
me ëndërra mbushur pafundësisht
dhe miljona grimca pafajësie.
Në sytë e tu shoh reflekse jete ,
tek ta rrethuar me ngjyrime
shoh brënda tyre veten time.
Në sytë e tu të rroj një orë
një jetë kam rrojtur pa shqetësime,
Re: Poezi nga Skender Braka
Kur te kthehem vjeshtës
Kur te kthehem ne vjeshte, përsëri atje do te gjej...
Mbeshtetur pravazit te dritares ku me ke pritur ngahere.
I kthyer vetmitar pa zhurmë dhe pabuje,
veç me nje trishtim te hirte të mbledhur në sy.
I mbushur do të jem me te gjitha miresit ne shpirt
dhe me gjithëçka të shtrenjat , që kam ruajtur për ty.
Vjeshtes kur te vij,
do të shkel përmes po atij bari të zbehtë,
me nje përvëlim te magjishme lindur nates se gjate.
I lodhur,buzëve te tua do të shtrihem të fle,
siç fle lumi i zhurmëshëm në të njëjtin shtrat.
Nëpër vraga gjurmësh ku kemi shkelur të dy,
do të gjej të mbir lotët e parë.
Gjetheve te rena do shkel mendueshëm,
atje ku kam ndjekur fatin tim të mjerë,
therrmuar si orteku humnerës se thelle.
Kenget e zogjeve,
magjin e lugines se pergjumur
do të përcjellin pyllit ton te ngrysur.
Përtej shushërimës së vjeshtës nën hënën e dytë,
kujtimet e nje stine te harruar, të mbledhura në kupën e pikellimit dhe një here do të pi
Nën degezimet e trungut te bredhit te eger…
trembur prej britmave te mekura
kam për t'i lënë të gjitha kenaqësit.
Kur të kthehem vjeshtës së njomë,
me vete do të marrë të gjitha dashurit.

Sot…Në harresë i lash të gjitha harrimet. Trishtimin e mbyta me trishtimin . Në dyzet fije vara ndjesitë naïve. Në të shtatën portë u mbusha me besim.Në nëntë maja malesh ndeza zjarre. Me dymbëdhjetë lumenj përmbyta vetmin. Si krishti kam qëndruar mbi pesqinde e pesedhjete varre. Për të puthur veç një here dashurinë.
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi